Gjashtë orët protestë para institucioneve shtetërore për Klodian Rashën kulmuan me një marshim protestë në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme ( 6 dhjetor 2020)
Marshimi ishte thirrur në facebook nga aktivisti Genc Sejko dhe pjesë e tij ishin me dhjetra qytetarë.
Përkundër ndalim-qarkullimit, qytetarët e nisën marshimin në këmbë nga Kryeministria në drejtim të banesës së Klodian Rashës ku do të jetë edhe pika fundore nga edhe do të shpërndahen në banesat e tyre.
Klodian Rasha u vra rreth orës 1.45 minuta të 8 dhjetorit, pak metra larg banesës së tij në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.
Tashmë është arrestuar efektivi i policisë që ka qëlluar drejt 25 vjeçarit dhe pritet të dalë për masë sigurie.













