InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Z. Kryeministër në ikje, Vlora nuk ka nevojë për shfaqje bajate

15 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Ndryshimi i Kushtetutës nga një parlament antikushtetues, një grusht i pastër shteti

Nga Ermal Xhelilaj –

Z. Kryeministër në ikje, Vlora nuk ka nevojë të dukeni në fundjavë si turist i dalldisur për të bërë propagandë, për të treguar barcaleta apo për të inaguruar rrugicat e ngushta të betonizuara në skamje e varfëri të plotë e të boshatisura nga njerëzit që janë detyruar gjatë qeverisjes tuaj ta braktisin këtë qytet të bukur e të bekuar nga Zoti.

Vlora nuk ka nevojë për një Kryeministër fasadë që pikturon pallatet e ndërtimet skandaloze e të ngjeshura, që po i marrin frymën vlonjatëve.Vlora nuk ka nevojë të shpartalloni trotuaret vit pas viti për të hapur tendera abuziv për kompani klienteliste të Qeverisë dhe as të bunkerizoni bregdetin me leje ndërtimi të dyshimta e abuzive. Vlorës nuk i duhet një Kryeministër që ka mbushur administratën publike lokale me militantë, diletantë e njerëz të paaftë që ua kanë bërë të vështirë jetën qytetarëve vlonjatë.

Vlora përtej fasadës e fallsitetit qeverisës gjatë këtyre 8 viteve që keni sunduar e jo qeverisur, jeton në varfëri, me familje që nuk arrijnë të ushqejnë fëmijët e tyre, me bizneset që po falimentojnë përditë, me qendra shëndetësore të rrënuara e sistem social në ditët e tij më të zeza. Vlora nuk ka nevojë për një Kryeministër që bën qoka e propagandon siguri për qytetarët por që në të vërtetë rendi dhe siguria në qytet të kujton Siçilinë e viteve 70.

Përtej fasadës propaganduese, lagjet e Vlorës vuajnë për rrugë, ujë të pijshëm, drita, pastërti dhe rend e siguri. Përtej propagandës kryeministrore, zonat rurale te Qarkut vuajnë nga varfëria dhe gëlojnë nga bimët “medicinale” që ju doni t’i legalizoni.Z. Kryeministër në ikje, kishit mundësinë që Vlorës përtej aeroporteve prej shakaje 3D në lap topin e atij që ju përpilon propagandën qeveritare, t’i ofronit vende pune, sistem social eficent, infrastukture konstruktive e efikase, politika lehtesuese për rigjenerimin e biznesit, taksim eficent e të ndershëm, shkolla e kopshte të reja për brezin e ri, politika inkurajuese e incentiva për turizmin, etj. Ju nuk keni bërë asgjë nga këto.

Janë pikërisht këto inisiativa, politika e vendimmarrje që mund t’i japin mundësinë një qeverie për t’u kërkuar vlonjatëve mandatin e tretë. Në kontrast, ajo çfarë Qeveria juaj ka promovuar ka qenë propaganda, kriminalizimi, korrupsioni, arroganca e keqqeverisja.

Koha juaj politike si Kryeministër tashmë ka mbaruar sepse shqiptarët e për më tepër vlonjatët janë të ndërgjegjshëm se në këto 8 vite qeverisjeje keni instaluar një strukturë të dyshimtë amorfe keqqeverisjeje dhe jo një shtet të së drejtës nga qytetarët dhe për qytetarët shqiptarë.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj
Show Biz

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj

5 Nëntor, 2025

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com