Nga Kejsi Korriku
Mesa duket zëri i studentëve ra në heshtje, dhe kjo si pasojë e detyrimit për t’u bashkuar platformës online.
Shumë studentë që për to është viti i parë akademik janë duke u përballur me problematika të shumta duke nisur që nga mungesa e informacionit se si funksionon “Sistemi Arsimor Universitar”, kjo si pasojë e neglizhencës së tepërt të pedagogëve të disa fakulteteve. Si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie studentët e rinj gjejn mbështetje duke kërkuar informacione tek studentët e tjerë se si funksionon “Arsimi i Larte”. Por nuk është kjo zgjidhja…
Jemi të detyruar të pajtohemi me situaten aktuale, por kurrsesi nuk jemi të detyruar të perballemi me rregullat e njejta të auditorit. Problematikat e mësimit online nisin që nga fakulteti ,me minimalja tek Email-et, shumica e studentëve nuk marrin asnjë email dhe aksesimin në platformë e kanë të pamundur, si rrjedhojë marrin mungesa duke marrë dhe një përgjigje të tillë si: “Nuk na intereson nëse keni apo jo drita,internet apo ku di unë, mungesat do të merren”.
Gjithashtu shqetësuese është edhe fakti që shpesh mësimi zhvillohet në orare të papërcaktuara, që do të thotë se studentët gjenden të painformuar dhe rrjedhimisht të penalizuar.
Besoj që zëri i studentit kurrë nuk duhet të pushojë në këtë vend dhe më shumë se kurrë tani, nëse kjo gjë do të nisë me një ritëm të tillë vërtet e themi me bindje që shkollimi ynë po dështon.
Imagjinoni pak…
Të paguash për të dështuar me “sukses”.