Nga Agron PREBIBAJ
Suksesi i Ferdinand Kolaj, si Drejtor i zhvillimit ekonomik në komunën Gjakovë
Demokristianet në Kosovë duhet konsideruar si qershia mbi tortë, pasi gjithnjë në keto 30 vite në përfaqësimin e tyre në pushtetin qëndror e lokal kanë demostruar bashkëpunim korrekt, mjaft të maturuar, shumë të përkushtuar në pozicionet e tyre drejtuese duke mbetur tregesi pozitiv si më të suksesëshmit në institucionet që kanë drejtuar.
E ky sukses nuk është aspak rastësi, por është fryma e shëndoshë demokristiane e kultivuar ndër breza që nga familja, për të mbetur punë-mirë, idealist e ananetçarë në aktivitetin e tyre shoqëror, social e institucional, kjo pra është ajo çfarë e bën të demosdoshëm rritjen e forcën demokristiane në Kosovë.
Edhe këtë radhë kam zgjedhur Gjakovën si bastionin e demokristianeve kosovare, aty përzgjodha zotin Ferdinand Kolaj-Drejtor i zhvillimit ekonomik.Zoti Kolaj ka lidhje shpirtërore me PSHDK, pasi që në “90-ën babai i tij është aktivist e themelues i kësaj partie, për ta pasuar vetë dy mandate i zgjedhur kryetar i FR Gjakovë, në dy mandatet e fundit anëtar i kryesisë dhe aktualisht nënkryetar i BD të PSHDK-Gjakovë.
Si pjese e pushtet demokristian në qevrisjen lokale zoti Ferdinand Kolaj zotëron postin e Drejtorit të zhvillimit ekonomik, si dhe per gjatë një viti(në pandemi) ka drejtuar njëkohësisht edhe Drejtorinë e shëndetësisë dhe mirëqënjes sociale.
Në bisedën e zhvilluar me Drejtorin Kolaj, shkëputa disa nga sukseset e kësaj komune për publikun, ku ai thekson;- zhvillimi ekonomik në fushën e turizmit ka sjellë projekte shumë atraktive të cilat sot janë projektet më të vizituara në Kosovë, siç janë: shpella Kusarit, ura Fshajit & kanioni Drinit, ura Terzive, ura e Tabakut, shpella Qirave, shtigjet për ecje në parkun e Shkugezes etj.Gjithashtu është rritur rregjistrimi i bizneseve nga vit në vit, si dhe përkrahja me grande.
Po ashtu gjatë bisedës mësova se në Covid 19 në mungesë të maskave drejtori Kolaj në një kompani tekstili paska prodhuar 2000 maska “Made in Gjakova” të cilat u përdoren për shëndetësinë, policinë e zyrtaret komunal, e pasuar kjo eksperiencë edhe në qytetet e tjera Kosovare në pritje të maskave nga Ministria e Shendetësisë.
Një menagjim përfekt në Covid19, më i miri në të gjitha trojet shqiptare.Komuna Gjakovë me kryetar z.Gjini, është “martesa” më e suksesëshme me drejtuesit demokristianë në drejtim e administrim, vërtetë sherbesë reference si demokristianët e Gjakovës për gjithë ne dhe me gjerë.
Vetëm demokristianet e shëndrrojnë keqqeverisjen në mirëqeverisje!











