Nga Agron PREBIBAJ
Nebil Çika, misionari i mos harresës, kujtesës së genocididit komunist
MESAZHE EMOCIONUESE NGA GJIN GJOLI E SABRIE GJOÇAJ!
Malësia e Gjakovës si pjesa vitale e kombit, prezente me burrat e saj në të gjitha etapat historike kombëtare, asnjëherë të përulur, shumë të vendosur për liri e integritet njerëzor, me patjetër se do ishte shënjestra e regjimit komunist i cili tashmë donte autoritet absolut mbi popullin e vet.
Me patjter se genocidi komunist do fillonte ndaj familjeve të medha nacionaliste, ndaj burrave mendimtarë e përparimtarë pasi ata do të ishin pengesa e ushtrimit të forcës së diktaturës më të eger në Europë.Nuk i shpetoi kësaj kaperdirje komuniste asnjë familje e madhe, asnjë burrë mendimtarë, por si presion shypje klika komuniste vendosi epiqendren në Nikaj-Mertur si bastioni i fortë i rezistencës komuniste e fetare.
Natyra epike e bjeshkëve të larta me malet e larta me kryet te qielli, pyjet e dendura dhe shpatet e veshura, lumenjtë që dalin nga gryka mahnitëse e gjithë bimësia e bekuar prej zotit, shtëpitë e bardha të fshatrave, na rrëfejnë për njerëz të fortë të këtyre anëve, për njerëz që ia kanë marrë natyrës hijeshinë dhe i kanë dhënë edhe asaj madhështinë e tyre.Këta njerëz, e lidhën fatin e tyre me këtë truall dardan, këta janë Nikaj-Mërturasit, të cilët luftuan motit kundër pushtuesve serbë, kundër pushtuesve turq, hordhive të huaja gjakatare që deshën tua ulin kryet këtyre bjeshkëve të eposit të kreshnikëve.
Kështu kanë luftuar brez pas brezi për liri, pa e ndalur luftën, pa u dridhur, edhe pse armiku shpesh ka qenë më i shumtë në numër, më i egër.Të ndodhur në këto kushte të vështira, burrat e Malësisë së Gjakovës kurrë nuk u dekurajuan, kurrë nuk e pranuan pushtimin, e mbushur me shumë histori, mjaft bema të ngjarjeve të mëdha, të cilat historiani dhe rapsodi popullor i ka gdhendur, por një ngjarje 29 shtatorit 1946 që ju shtohet atyre përbën kulmin e vet në këtë radhë ngjarjesh epike.
Pushtuesi serbo-sllav sikur e kishte fshehur dorën, ai tani po paraqitej me fytyrë shqiptarësh të shitur, të cilët në emër të ideologjisë që vinte nga stepat ruse, kërkonte të shfaroste çdo shenjë të nacionalizmit të kulluar shqiptar.Malësorët, me intuitën e tyre dhe nga përvoja e hidhur që kishin, e dinin se kush ishte armiku shekullor serbo-sllav, ndaj, në betejën e Qafës së Kolçit bënë një rezistencë të forte antikomuniste kjo e ngjashme me të Postribës.Kjo rezistencë ishte shenjë se malësorët shqiptarë kurrë nuk do ta pranononin murtajën e kuqe Lindore.
Të tërbuar nga kjo rezistencë, komunistët e shitur te rusi, kur e pane se s`mund të bënin ballë ndertuan skenarin B duke thirrur në Lekbibaj 2000 burra, nga mosha15-85 vjeç për “bisedime”. Aty,Ditën e Shën Mëhillit, aty, pikërisht aty, sipas mënyrave të njohura të dredhive të tyre prënë në besë dhe rrethuan popullin me ushtrinë e kuqe komuniste kriminale, e duke prodhuar manifestin më kriminal njerëzor duke vrarë në sytë e njerëzve dy kolosë, dy trima të jashtëzakonshëm:Ukë Çunin dhe Fetë Sadikun.
Qëllimi ishte i qartë: të frikësohet Malësia e Gjakovës dhe e Dukagjinit, por kjo nuk mundi ta sjellë këtë pasi kjo malsi i rezistoi në mënyra të ndryshme me vitalitet sundimit komunist.Jo pa qellim ditën e Shën Mëhillit me epiqender sulmi NikajMertur, sepse komunistët po paralajmëronin luftën e tyre edhe kundër fesë, sidomos ndaj besimit katolik, pasi ata ia kishin frikën shpirtit e frymës katolike eprelatëve të saj.Kjo ditë shënon hilen e pabesinë e tyre të madhe, shënon poshtërimin që deshën t`i bënin popullit qëndrestarë, por nuk mundën kurrë fitorën, ashtu siç do ta tregojë historia më vonë, pas këtij viti kobzi.
Martirët e lirisë u bënë dëshmorët e parë kundër komunizmit, ndoshta në krejt Europën Lindore, gjaku i tyre i derdhur u vu në altarin e lirisë si shenjë e mosnënshtrimit dhe e nderimit.Ndaj kjo ditë nuk është e zakonshme, por gjakatare, emocionuese, një ditë e vlerëshme për t`u shënuar e kujtuar si lufta kriminale ndër shqiptarë.Kjo ditë ka konotacion të dyfishtë; përkujtohen martirët, por edhe festohet si një ditë e rrallë për të kuptuar vlerat e demokracisë dhe të qytetërimit perëndimor.
Krahina e Nikaj-Mërturit, si një zonë e vlerave të larta të mënçurisë, urtisë, burrërisë e të shpirtit të lirë, kurrë nuk e ka pritur të keqen në heshtje, as e ka ulur kryet para saj; këtë e dëshmojnë sa e sa luftëra kundër të huajit, kundër pushtuesve mizorë e shfarosës, për të ruajtur vlerat e larta të kombit, traditave, zakoneve, besës e burrnisë, të kulturës katolike, për të cilën, shkrimtari çam Bilal Xhaferri thotë:”Ti heqësh katolicizmin Shqipërisë,do të thotë t`i heqësh palcën e kulturës kombëtare”, po ashtu edhe Kadare, Konica e Hamiti kanë dhë vlersime të ngjashme.
Katolicizmit i trembeshin hienat e kuqe se ajo është fe e kulturës, dhe ata që kanë virtyte e kulturë që nuk i bindet diktaturës.Në radhën e këtyre burrave trima, dëshmorë për liri e luftëtarë të sprovuar, ndrisin edhe dy martirët e datës 29 shtator të vitit 1946 që vranē për të mbetur në altarin e lirisë.Nderim e përulje për ta në këtë 29 shtator historik dhe mesazhor…!
Takimi i kujtesës i organizua në Muzeun e Bajram Currit nën kujdesin e kryetarit të shoqatës antikomuniste të Shqiprisë Z.Nebil Çika ngjalli emocione, kujtesa, dhe shpresë për korrigjim e të ardhmen tonë stabile.Tashmë zoti Nebil Çika është shëndrruar në misionar i mos harresës e kujtesës të genocidit komunist në Shqipri.
Në këtë promovomin kujtese folën të gjithë si bashkëvuajtës, për t’u veçuar mbetet fjala e kryetarit të shoqatës Tropojë z.Shpend Mulosmani, e kryetarit z.Nebil Çika, mesazhet e ardhura nga Agron Prebibaj, Ram Muja, nëna Sabrie Gjoçaj, plaku i urtë Shaqir Gjoçaj etj, gjithçka përfekte nën emocionet e moderatores Vera Gjoçaj pinjollja një familje anti-komuniste.
Emocionet e këtij takimi i solli z.Gjin Gjoli-n/kryetari i shoqatës Nikaj-Merturi, pinjolli i të pushketuarit Fet Sadiku, pasuesi i familjes së pashembur gjashtë breza si rast unikal në Shqipri.Ndersa nëna Sabrie Gjoçaj e pëvuajtuara nga diktatura komuniste rrefeu vuajtjet e familjes saj duke na emocionur se vetëm në familjen e saj pati 5 të burgosur e 5 të internuar, një akt ky kriminal dhe antinjerëzor ndaj gjithë familjes Gjoçaj.Emocionuese ishte mesazhi i ardhur nga Italia nga Prof.Ilir Pecnikaj “Jam aty, e nuk harroj”,i cili në panundësi e për të qënë prezent, ngrohu auditorin.Zoti e bekoftë rracën fisnike të kombit dhe pinjollët e tyre!