InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

RENEA zbret në Dibër, prangoset i forti i Bulqizës, gjendet ne bodrumin…

3 Korrik, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Ditë e frikshme në vendin tonë! Konfirmohen 48 raste me COVID-19 brenda 24 orëve

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë vënë në pranga shtetasin Fadil Tërnova, një prej personave me rrezikshmëri të lartë, i shpallur prej disa kohësh në kërkim. Fadil Tërnova, 32 vjeç, në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë, në fshatin Vajkal.

Sipas të dhënave nga Policia, Tërnova ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krímin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kríminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, forcat RENEA i gjetën dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Dibër, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë që ky person paraqiste, janë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe është kërkuar mbështetja e forcave speciale RENEA.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”, në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të Lidhura

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026
Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma
Aktualitet

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

9 Qershor, 2026
Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi

8 Qershor, 2026
Rama ironizon protestuesit: Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’patën Flamingot e Bulevardit?! Budallallëku s’ka për të na ndaluar!
Aktualitet

Rama ironizon protestuesit: Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’patën Flamingot e Bulevardit?! Budallallëku s’ka për të na ndaluar!

7 Qershor, 2026
Rama sulmon mediat ndërkombëtare dhe minimizon protestën: Vetëm 2 mijë pjesëmarrës, Shqipëria është nën histeri dixhitale
Aktualitet

Rama sulmon mediat ndërkombëtare dhe minimizon protestën: Vetëm 2 mijë pjesëmarrës, Shqipëria është nën histeri dixhitale

6 Qershor, 2026
Eduart Ndocaj i bashkohet protestës së shqiptarëve në Milano për çështjen e Zvërnecit
Aktualitet

Eduart Ndocaj i bashkohet protestës së shqiptarëve në Milano për çështjen e Zvërnecit

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma
Aktualitet

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

9 Qershor, 2026

Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi

8 Qershor, 2026

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com