Nga Albina DEDA
Sot situata e COVID po përjeton rritje në Shqipëri si pasoje e perafrimit joprofesional te epidemise.
Shqipëria u mbull me masa drastike qe ne fillim te epidemise dhe vazhdon keqmenaxhimi pa një strategji funksionale kur kanë kaluar gjashtë muaj nga shfaqja e epidemisë ne vend, si dhe nuk arrijne te behet e zbatueshme faza ku jemi aktualisht, rihapja.
Kjo ndodh pasi kryeepidemiologu Edvin dhe “ekspertet “ e shendetsise kane deshtuar dhe humbur besimin e publikut pra qytetareve Shqiptare, te cilet jane te zemeruar pafund me menyren e gabuar te trajtimit te epidemise.
Ministria e shendetsise edhe pse opozita ka sugjeruar nepermjet anetareve te departamentit te shendetsise menyren per ta miremenaxhuar keta vazhdojne perseri te bejne nje menaxhim si te nje shekulli me pare.
Kur opozita sugjeronte dhe kerkonte testim e po ashtu dhe OBSH kryepidemiologu Edvin kufizoj testimin.
Sot deshtimi i tyre eshte i qarte per te gjithe,deshtim qe e ka fillesen ne nr e vogel te testeve dhe pa masa inteligjente.
Testimi masiv ben nje kontroll te situates, ndihmon ne percaktim ne kohe te diagnozes, trajtimit, duke parandaluar shkuarjen ne stade te perkeqesuara dhe humbje jete!
Masat qytetaret i zbatuan, por asnjehere nuk u trajtuan si partnere, e sot gjendja eshte e perkeqesuar edhe ne QSUT, spitalet,qendrat shendetesore, administrata, supermarketet, qendrat tregtare, bizneset e transporti.
Qytetaret e kane te veshtire tashme te besojne tek nje shtet qe nuk arrin te menaxhoje institucionet e administraten e kryesisht institucionet e shendetit dhe me e renda eshte fshehja e realitetit, transmetimit ne spitale pasi kjo qeveri ka deshtuar me shendetsine, e ka degraduar ne ate mase sa nuk mundet me ti beje ato tashme te sigurta e te besuara per qytetaret e saj!