Kryeministri Edi Rama lajmëroi dy netë më parë ndalimin e besimtarëve muslimanë të faleshin nëpër sheshet e qytetateve e për rrjedhojë për herë të parë u ndalua edhe falja në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë kreu i qeverise ka uruar besimtarët për Fiter Bajramin me fjalë “Zoti ju dëgjoftë”, urim i cili në rrjetet sociale sociale ka gjetur reagime të shumta. Rama ka publikuar një foto, ku shikohen besimtarë duke u falur. Krahas fotos ka shkruar:
“Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët!”
Një qytetar ka bërë një koment epik në statusin e Ramës i cili ka shkruar se nëse lutjet e shqiptarëve do të dëgjoheshin, Ramën do e kishte pirë e zèza. “Po t’i dëgjojë Zoti lutjet e shqiptarëve të piu e zèza ty”, shkruan ai.(F.GJ/FAXWEB.AL)












