Knut Fleckenstein, ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, është punësuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Ruçi e ka emëruar Fleckenstein, “këshilltar për integrimin” në kabinetin e tij.

Për detyrën e re, ka reaguar dhe ish-eurodeputeti, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “I lumtur që të filloj punën për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kreut të Kuvendit për besimin e tij. Mezi e pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë”.











