Kruja, prej dy ditësh është një nga qendrat më të mëdha të përhapjes së Covid-19, ku numri i të prekurve rritet në mënyrë progresive, dhe shtron nevojën e marrjes së masave të mënjehershme, duke ndërhyrë me mjete dhe me mekanizma konkretë për shkëputjen e zingjirit të infektimeve në këtë qytet.
Ka mjaftuar një papaërgjeshmëri e kryeministrit, duke mos marrë masat e duhuara ndaj fasonerive, dhe infektimi i punonjësve të një fabrike këpucësh në këtë qytet të marrë përmasa shqetësuese, duke e bërë akoma dhe më të vështirë situatën 6 javore të karantinimit për banorët e Krujës dhe të të gjithë Shqipërisë, të cilët tashmë janë zhytur në vështirësi të shumta si dhe të papërkrahur me paketa konkrete që ekonomike, ashtu sic kanë bërë të gjitha vendet e tjera të botës.
Një ide mjaft origjinale për daljen nga situata e krijuar, si dhe për ndërprerjen e zingjirit të infektimeve në këtë qytet, ka ardhur nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Krujës, të cilët sot publikuan një strategji të tyren prej 5 pikash, e cila synon angazhimin e një sërë faktorësh në funksion të përballimit të situatës së krijuar nga Covid-19.
Këta të rinjë, si një strukturë mjaft solide që i shërben konsolidimit të mëtejshëm të vlerave qytetare, po japin dh enjë kontribut real, ku përmes ideve të tyre, dhe planit prej 5 pikash të detajuar, po kultivojnë një traditë pozitive në dobi të debatit të shëndoshë publik, ku krahas oponencës ofrohen me ide dhe zgjidhje konkrete.
Ja plani i detajuar prej 5 pikash:
Te nderuar miq me poshte ju paraqesim planin e FRPD Kruje per masat anti covid-19.Sic dihet nje fasoneri ne Kruje eshte kthyer ne vater infeksioni dhe gjendja eshte alarmante.FRPD beson qe masat e marra nuk duhet te jene sekrete dhe te ndjellin frike dhe panik sic Rilindja i impononte dje qytetareve te Krujes: do ju perndjekim me dron apo burg edhe gjoba!!! POR duhet te jene publike, masa konkrete dhe jo Imagjinare, sensibilizuese dhe te merren urgjentisht ne menyre qe te dalim sa me mire nga kjo situate dhe cdo qytetare te jete i mireinformuar.Ju ftojme ta ndiqni dhe te na jepni opinionet tuaja mbi kete teme.