InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VAU-DEJËS/ “E nesërmja fillon sot”, aty ku solidariteti njerëzor është MISION

31 Mars, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Të ndryshme
A A
VAU-DEJËS/ “E nesërmja fillon sot”, aty ku solidariteti njerëzor është MISION

Para pak ditësh u lançua nisma e shoqatës “Tomorrow Starts Today” (T.S.T), me qendër në Bushat të bashkisë Vau-Dejës, me fokus, solidaritetin vëllazëror të shprehur përmes mbështetjes konkrete me ushqime të familjeve në nevojë, duke dhënë një mesazh sa të rëndësishëm për ditët që po kalojmë, aq dhe civilizues për vlerat humane dhe dashurinë e pakufishme që rrok misioni i kësaj shoqate.


Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe me vullnetin e jashtëzakonshëm të drejtuesit të kësaj shoqate, djalin zellmadh dhe fjalëpak, Ermir Shimaj, kanë filluar përgatitjet dhe është bërë shpëndarja e pakove të para në adresimin e familjeve dhe të individëve më me shumë nevojë.


Këtë njoftim të rëndësishëm e gjejmë në faqen e shoqatës, të shoqëruar dhe me përgatijet e pakove nga vetë stafi, të cilët në postimin e tyre, shprehin falënderimin për kontribuesit, për ata që po e mëbshtetin këtë nismë kuptimplote, por që me modestinë e tyre nuk duan t’u reklamohet emri, pasi një gjë të tillë e bëjnë se ua ndjen shpirti i tyr e human, -thuhet në publikimin e shpërndarë në faqen e shoqatës.

Në shpërndarjen e pakove me ushqime, vetë drejtuesi i shoqatës, një djalë i heshtur, por mjaft human, është përpjekur të qëndrojë larg mediatizimit, pasi bujaria dhe solidariteti vëllazëror, nuk kanë nevojë të reklamohen,-do të shtonte ai në bisedat e tij me miqtë dhe bashkëpunëtorët.


Gjatë ditës së sotme, shoqata “Tomorrow Starts Today” (T.S.T), ka bërë një punë që askush më parë në këtë zonë nuk e ka përcjellë me kaq ngrohtësi mbështetjen dhe dashurinë njerëzore, duke u ardhur në ndihmë 44 familjeve në nevojë, të cilat u gjendën në befasi nga stafi i shoqatës, teksa trokisnin në dyert etyre për shpërndarjen e pakove ushqimore.


Drejtuesi Shimaj, në bisedë me bashkëpunëtorët e tij të shoqatës, ka nënvizuar ndjeshmërinë e madhe dhe impaktin pozitiv që është krijuar nga nisma e tyre, ndaj është e rëndësishme angazhimi, serioziteti dhe roli solidar i secilit për të përcjellë tek më nevojtarët sa më shumë mbështetje.


Pas këtij publikimi, kanë qenë të shumta mesazhet e ndjekësve, si dhe të komunitetit të gjerë, të cilët përvecse shprehin mirënjohje për stafin dhe drejtuesit e shoqatës, adresojnë dhe qindra urime, duke e bërë akoma më të pranishmë misionin e saj në komunitet.


Shoqata “E nesërmja fillon sot”, me një bord emrash që spikasin në fusha dhe profesione të ndryshme, si dhe me një drejtues vizionar dhe i paepur në përkushtimin ndaj komunitetit, sic është Ermir Shimaj, të gjithë individë të respektuar të bashksëisë qyetare të Bushatit dhe të Vaut të Dejës, pa asnjë mëdyshme do të jetë misionare e solidaritetit vëllazëror si treguesi themelor për të cilën ka nevojë njeriu dhe civilzimi modern.

Të Lidhura

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025
MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025
TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com