InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

NGA, DR. ROVENA VATA: PARAFJALË PËR LIBRIN ME POEZI “SYTË E MALLIT” I AUTORIT BEDRI HALIMI

3 Shkurt, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
NGA, DR. ROVENA VATA: PARAFJALË PËR LIBRIN ME POEZI “SYTË E MALLIT” I AUTORIT BEDRI HALIMI

Imagjinata dhe fantazia njerëzore kanë çuditur botën. Gërshetimi i tyre me njëra-tjetrën kanë frymëzuar shpirtin njerëzor dhe e kanë bërë këtë shpirt të jetojë dhe të përjetojë në paqe, ndjesitë më të bukura, të cilat veç thellësia e shpirtit njerëzor mund t’i ketë, si arkën e Noas: pasionin për të bukurën, ndjesinë për të dashuruar dhe për tu pikëlluar deri në tik-takun e fundit të zemrës.

Poezia si pjesë e letërsisë dhe artit në përgjithësi, na ofron mundësinë e krijimit të kontakteve me të panjohurën, të padukshmen, të pamundurën, njerëzoren dhe qielloren. Të njëjtën ndjesi përjetimi të së bukurës, të ndjenjës, pasionit dhe erosit e gjejmë në çdo varg të librit me poezi: “Sytë e mallit” e autorit Bedri Halimi.

Ky libër vjen si pikënisje dhe pikë mbërritje e një perceptimi artistik, si rezultat i pjekurisë së përvojave jetësore të dëgjuara apo të jetuara. Poezitë e këtij libri vijnë te lexuesi, përmes një mendimi të pjekur ku çdo germë ka një rol të mirë përcaktuar në këto poezi. Çdo varg i këtij vëllimi me poezi del nga thellësia e shpirtit të autorit. Janë vetëm dy fjalët që zbërthejnë të gjithë kuptimin artistik të këtij libri, sytë dhe malli.

Syri i cili sheh gjithçka, por që nuk mundet të flasë. Në psikologjinë e traditës popullore, kur dridhet ndonjëherë syri dhe ne e tregojmë, thonë se në këtë rast syri thotë: “Unë një herë po dridhem e t’i e tregon, unë kam parë gjithçka dhe nuk tregoj”, pra simbolika e heshtjes, e cila nënkupton posedimin, e nga ana tjetër nëse dashuria tregohet atëherë humbet magjia e fshehtësisë dhe përjetimit të saj. Syri e ka këtë veti, sheh por nuk flet, syri përzgjedh shumë gjëra të cilat në jetën e përditshme i lakmojmë pa ua ditur vlerën. Përmes syrit krijohet efekti estetik, tundimi ndaj së bukurës, nëpërmjet tij krijohet impakti i parë në lidhje me gjithçka.

Po malli në këto poezi çfarë është?

Malli në këtë libër me poezi është gjithë arsenali i magjisë së ndjenjës së pakufishme, është ndjesi e perceptimeve dhe përjetimeve, gjatë jetës tokësore dhe qiellore, është kullesa e simbiozës dhe metamorfozës të së bukurës, të së mirës dhe të vetë ëndrrës.

Përmes syve dhe mallit, poezitë na çojnë tek një personazh konkret, tek ajo për të cilën çdo poet shkruan, femra. Femra në këto poezi na del si një vepër e bukur arti, muzë frymëzuese si në kohë lufte ashtu edhe paqeje, më cilësitë më të larta që mund të ketë një qenie njerëzore, si një krijesë e së bukurës, së dëlirës, së përkorës dhe deri në tiparet e hyjnores dhe të magjikes.

“Pra praktika krijuese e poetit, bën ndonjëherë që të përputhet me teorinë poetike personale”, do të shprehej studiuesi Sabri Hamiti.

Gjithçka më vret

Që nuk është jetë

Është një e vërtetë psikologjike mbarënjerëzore që vërteton, se sa më shumë njeriu të ketë qenë i privuar nga gëzimet që fal dashuria dhe ndjenja e saj, aq më shumë ai shikon rreze dielli për të jetuar, merr ajër dhe bëhet oaz dashurie për jetën e tij. Ndjenja e dashurisë shndërrohet në ndjenjë gjithëpërfshirëse. Në librin “Sytë e mallit” i gjithë universi vihet në punë për përjetimin e ndjenjës së dashurisë, sa poetike dhe filozofike.

Ledhatimi varg pas vargu i poezive të tij, na ngjasojnë me Lasgush Poradecin, i cili theksonte për veten e tij, më mirë të bëj një varg se një studim.

Poezitë e librit “Sytë e mallit”, mbartin vlera të padiskutueshme ideoartistike, stilistikore, figuracion të pasur, shprehje të rralla e ligjërim me një gjuhë të përzgjedhur.

Kur ti nuk je

Më sjellin trishtim disa gra

Mungesën e peshkut të artë

Ti nuk e di

Sa gjëra ndodhin në një ditë

Përmes fjalës artistike futen në lojë katër faktorë: Muza autoriale ose i dashuruari, malli, dashuria dhe ajo çfarë i lidh të gjitha këto, e që në këtë rast është vetë qenia humane, pra njeriu.

I dashuruari përdor epitetet më epshndjellëse për të dashurën e tij të zemrës, si: Penelopa ime, mike, oj symadhe, engjëll, për ty det, valltarja ime, flokëgjata, buzëqeshja ime, perëndeshë e ëmbël, mbretëreshë, mbretëreshë e pagjumësisë, flokëverdhë e bukur, Qëndistare, ma more fuqinë…, e magjishmja femër, e fejuara ime, krijesë malli, e dashur mike, eja mike, këmbëzbathura ime, flokëkuqe, këngëtarja ime, kujdestarja ime, e paplakura ime, rebelja ime etj. Ndërsa veten e tij e cilëson si: unë Hamleti…, lis i lagur, jetëgrabitësi yt, unë kopshtari yt, unë shtegtari yt etj.

Autori paraqet në këtë libër pjekurinë dhe përvojën e tij, përmes pranëvënies semantike të fjalëve që shprehin, fshehin apo përjetojnë dashurinë, mallin dhe erosin.

“Sytë-malli-sëpata-pylli-cungu-hiri-bukuria-zjarri-fshehtësi-hije-rrufe-vargje-himn i shenjtë-testament-fytyra e paqes-stina më e bukur-kënga e erëbukës-mendim-Lugina e Diellit-flakadane-porosi-plagë e bukur-Fara e Fatit-mungesë-pendesë-urtësi-kështjella e zjarrit-ligjërim zjarri-shtëpi zemre-peshk i artë-tym cigareje-mallëngjim-dritë e përjetshme-dhuratë-tingull-imazh-vetmi-bashkim-lojë-vaki-besë-etje-emër-gjak-monolog-shpagim-shpjegim-frymëzim-vuajtje-kujtim-baladë-qiell-album-bjeshkë-peizazh-borxh-frymëmarrje-pagjumësi-përtritje-flakë e fjalës-parfum i natës-dritë-ngrohtësi-dashuri…

Herë herë autori duket se thotë: Po përjetoj një moment, që e di se nuk do të më vijë më.

Rruga ime sjell fjalën

Të mos mbesë çelësi në gjumë

Era e trëndafilit

Mbeti mëngjes i vetëm i kurorës

Duke guxuar të mëtojmë brenda botës shpirtërore dhe ndjeshmërisë së lartë artistike të poetit, ndjejmë sfidat e realizimit të suksesshëm të këtyre vargjeve poetike.

I dashuruari dhe dashuria janë në një binom me njëri-tjetrin, ku herë fiton njëri e herë fiton tjetri.

I dashuruari e kërkon dashurinë si çifuti në shkretëtirë dhe në rastet kur nuk gjen rrugëdalje, mallkon veten për këtë humbje, të cilën nuk ia fal kurrë vetes. I dashuruari e kërkon dashurinë me fjalët më miklonjëse, duke e thirrur me zërin më çjerrës, “O dashuri më bërë ta kuptoja se unë ekzistoja, si qenie në këtë univers, ku dashuria për ty është melodia e simfonia më e bukur, sa e magjishme është të të dashurosh ty o dashuri…kurse në raport me mallin, i dashuruari nuk gjen njësi matëse për të, por e quan det pa bregdet.

Dr. Rovena VATA, Tiranë

Të Lidhura

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com