Lezhë/ Prej tre ditësh të gjithë fshatrat pa energji elektrike, Eduart Ndocaj merr takim me banorët: Qytetarë lezhianë në “pikë të hallit”, pasi përballen me papërgjegjshmërinë e institucioneve

Pasi denoncoi një ditë më parë mungesën e energjisë elektrike në shumë fshtra të Lezhës, Eduart Ndocaj, sot, ka mbërritur vetë pranë banorëve të këtyre fshatrave, duke u njohur konkretisht me situatën e krijuar.

Banorët i parashtruan Ndocajt problematika të shumta që ndeshin në drejtim të furnizimit me energji elektrike, si dhe i bënë prezent atij, faktin e mungesës së pajustifikuar të energjisë prej më shumë se tre ditësh në këto fshatra.

Më pas, Ndocaj u ka bërë të njohur banorëve gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, duke vënë theksin tek papërgjeshmëria e institucioneve drejtuese, të cilat janë pasqyrë e qeverisjes së kriminalizuar të vendit.

Ndocaj, nënvizoi arrogancën e qeverisë, e cila në vend që të merret me hallet dhe problematikat e qytetarëve të saj, përkundrazi, i fyen dhe i konsideron shpellarë”, – duke iu referuar rastit të protestës së banorëve të “Unazës së Re”.

Në fund, Ndocaj u bëri të qartë banorëve, se zgjidhja nuk mund të vijë nga Rama, pasi ai nuk e do Lezhën dhe zonat e saj, pasi sipas tij, kjo gjë vërehet tek përfaqësuesit që ai dërgon për të kandiduar në emër të subjektit të tij politik, të cilët, janë individë pa asnjë lidhje apo kontribut real në dobi të qytetarëve lezhianë, përfundoi komunikimin e tij me banorët Eduart Ndocaj.

Ndiqeni të plotë video-komunkimin e tij me banorët e fshatrave të Lezhës, të cilët prej tre ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike:

https://www.facebook.com/hotel.kei/videos/1118520974981873/

Lidhura

TË FUNDIT