Ky vend ka rënë në duart e njerëzve më të paskrupullt që mund të ketë globi”,-kështu është shprehur ish-deputeti “kaubojs” Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-komunikimi ka reaguar ashpër në lidhje me propagandën e ulët të kryeministrit Rama, i cili shfaqet në cirkun e tij takimeve me qytetarët e prekur nga tërmeti, duke e keqpërdorur gjendjen psiko-emocionale të banorëve për qëllime të ulëta politike.
Në këtë reagim, Ndocaj është shfaqur i rreptë ndaj të ashtuquajturve “bamirës”, të cilët janë të gatshëm të përfitojnë sërish nga kjo tragjedi, duke u shfaqur si dhurues, por ndërkohë gjithcka e kanë të kalkuluar në funksion të përfitimeve të tyre.
Ndocaj, nuk ka hezituar të reagojë dhe ndaj një vesi të shëmtuar që shqiptart shfaqin në raport me pushtetin, servilizmin, i cili më së shumti dëmton interesat e gjera të popullatës, pasi duke qenë të tillë, shqiptarët votojnë të ndikuar nga mekanizmat dhe përfitimet personale që sjell pushteti dhe jo nga vizioni apo alternativa programore.
Në këtë video-komunikim, Ndocaj sërish ka dhënë leksione të qarta në fushën e ndërtimeve për të cilat ka kërkuar rregulla të qarta dhe standarde europiane në vizionin urbanistik.
Për më shumë ndiqni të plotë prononcimin e ish-deputetit:










