Papa Françesku ka përciellë mesazhe ngushëllimi për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të kësaj të marte.
“Ndodhem pranë popullit shqiptar, pranë familjeve të viktimave dhe të plagosurve.
Populli shqiptar ka vuajtur shumë këto ditë.
Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e kam shumë përzemër”, thuhet në mesazhin e papa Françeskut.