Nga Lindita DODA
Na janë vënë pafund epitete ne shqiptarëve, jo pak ia kemi vënë njëri-tjetrit e pakkush ka desh me besuar kush jemi në të vërtetë .
Me njoh këtë të vërtetë tonën duhet me na depertuar në zemër e në madhështinë e shpirtit ku kemi atë kthjelltësinë autentike të paprekshme e të pafajshme shqiptare për me i dalë zot tjetrit në ditë si kjo e sotmja.
Nuk mbeti njeri ne Shqipëri pa u përlot nga fotoja prekëse e karvanit te ushtrisë së Kosovës që vinte në ndihme në një ditë të ligë ku e ndiente dhe shihte se gjysma e frymës vet ,frymonte nën rrënoja .
E vërteta është se na shfaqën gadishmeri dhe fqinjët dhe duhet thellësisht me i falenderuar por ne sytë na mbetën te ajo foto ,ajo na përloti,na preku na impresionoi.Nuk ka sikur ti rreh krahët vllau,s’ka më t’vërtete se gjindja e tij ,s’ka me t’sinqertë se gadishmëria e tij…për të s’ka kufi as taksë,ska lejë e as troket me dëftuar se jam tu ardh ,ai vjen me shpirt e veç asaj s’ka mund as ka me mund kush me ia ndal udhën,as pikat e ndarjes as mendjet e pakthjellta që vllazërinë e pikëzuan e pikëndaluan e taksuan e metamorfozëzuan në përemra “ne”e”ju”.
Ai karvan sillte zemren e gjithë Kosovës me ajrin që cante mes për mes Shqipërisë kjo ndihej e ndaj ishte prekës e emocionues të dukej sikur përcillte shprehjen e cdo shqiptari të Kosovës
“Na fal Shqipëri, që nuk po mundemi me të dal krahë aq shumë sa duam e të duam!!!”