Solidariteti i të rinjve demokratë për zonat e prekuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë është tregues i shpirtit human të popullit tonë që trashëgohet dhe tek të rinjtë, të cilët gjithnjë gjenden të partët që vihen në lëvizje për të dhënë kontributin e tyre në të tilla situata.
Një gjë e tillë ka ndodhur dhe sot, ku kreu i FRPD, Belind Këlliçi, së bashku ishin në Thumanë dhe ofruan mbështetjen e tyre konkrete për popullatën e prekur nga goditja e tërmetit, si dhe apeluan për solidaritet njerëzor, pasi situata pas kësaj tragjedie nuk mund të përshkruhet, nënvizon kryedemokrati i të rinjve Këllici.
Ja cfarë shkruan ai:
Kushdo qe mundet te ndihmoje banoret e prekur nga tragjedia e sotme, nuk duhet te humbe me asnje cast. Ajo cka kam pare sot me sy ne Thumane, nuk ka fjale qe mund te shpjegohet. Keta njerez e mbi te gjitha femijet, kane nevoje per ushqim, veshembathje, ilace dhe ngrohje. Sot gjithsecili prej nesh duhet te jape dicka nga vetja. Zoti qofte me ne dhe ndihmofte te gjithe ata qe jane prekur nga ky tmerr i sotem, ta kalojne sa me shpejt dhe lehte kete situate.





















