Lindita DODA
Orhan Pamuk: “Shkruaj se nuk mund ta duroj ndryshe realitetin përveçse duke e ndryshuar,shkruaj që gjithë bota ta dije cfare lloj realiteti kemi jetuar e jetojme” .
Shumë herë i kam lexuar këto rrjeshta te tij, shumë herë kam shkruar, shumë herë jam kritikuar , shumë herë jam sulmuar e di prapë më duhet me i mbajt në gjoks shigjeta helmi të gjithë farë lloj por a ështe heshtja rruga që intelektuali i kohës se sotme duhet të ndjekë?
A mundet intelektuali i sotëm te rri e te shikoje vetëm panelin qe ben opinionin që s’është gje tjeter perveçse drama e prodhuar prej ketij te fundit … A do ta lëme qe në këtë vend liria e dinjiteti të peshojnë kaq rëndë? Pse u dashka heshtur kur kriza e modelit ne shoqerinë shqiptare ka prekur fundin! A nuk duhet qe intelektualët të ngrihen te paret ne kembe për këto halle e ti kujtojmë shoqërise pra popullit në tërsi hallet e veta. Perballja me pashallarët që krijuam vetë është kauza që bërtet…
Zëri intelektual ështe e vetmja ngjarje, është e vetmja frymë shprese ështe prova se c farë jemi të zot të bëjmë po të besojmë ne forcën e grupit,është mur qe ska gje qe ia shemb dinjitetin,eshte tërmeti më i frikshem për pallatet abuzive të pushtetit është guximi i shumpritur që frymëzon popullin mos me pranuar më asnjë minut padrejtësinë dhe me besuar në të ardhmen.
Nuk eshte misioni i intelektualit heshtja,nuk është se qe faj tij pse kauzat dështuan por dekurajimi intelektual në vend të një rezistence grupi më të organizuar, pamjaftueshmeria e forces tyre , jo se s kanë bërë perpjekje me tryeza me nisma por kanë rezultuar të pamjaftueshme e sporadike , me shumë për protagonizëm personal sesa për të përcjellë vërtetësinë e gjendjes alarmante të pazakontë dhe të rrezikshme në të cilën ndodhet vendi.
Pamjaftueshëm zeri tyre në këto kushte të reja të krijuara pas vendosjes de fakto të diktaturës me zgjedhjet e fundit ,Bashkite u zaptuan nga kryetare aksindentalë qe ne kushte normale s’do ta shikonin as ne ëndërr karriget ku jane ulur ,drejtimi i tyre të kujton pike për pikë thënien e Konfucit : “A mund ta paramendoni mediokrin apo atë që s meriton kurrsesi të jetë si drejtues ?
Para se të vijë në atë pozitë, ai është plotë me brenga për të arritur aty, e pasi e merr, është plotë me brenga për të mos e humbur, e nëse fillon të brengoset,për të mos e humbur, atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta ruajtur atë pozitë…”ekzaktësisht kështu veprojne , guxojnë të mos brengosen për vuajtjen e tjetrit , sjellja e tyre eshte pa pikën e ndjeshmerise sociale e humane .
Ardhja e tyre jo vetem u shoqerua me largim nga puna të gjithë atyre qe s ju shkojnë përshtat per arsye politike duke harruar se s kane piken e moralit ta bejne se s janë të zgjedhur ,por as mendojnë se thellojnë gjendjen social ekonomike te vendit dhe kjo është përgjegjësi e tyre sepse po rrisin alarmin e numrin e te larguarve nga vendi që është drama më e madhe shqiptare sot. Ata krenohen me prishjen e vend punësimeve të qytetarëve qe shesin këpucë të vjetra për të siguruar jetesën këtë e proklamojnë sikur kane shkatrruar grupe të strukturuara kriminale .
Të majtë e të djathtë Intelektualet po shfaqen të mpirë , te habitur , heshtin mjaftueshëm ose flasin pamjaftueshëm sigurisht une se kam fjalën për ndonje të majtë konfirmist gjer ne neveri që keto veprime të kryetarëve aksidentalë i quan “Reforme” dhe pse nesër në rotacion vete do jetë viktime e ketyre reformave partiake por qe sdo ketë më moralin të hap gojën sepse se bëri kur qe koha.
Intelektuali sot e di mirë pergjegjësinë e vet përballë këtij abuzimi ekstrem me pushtetin e s’ka pse heziton kur i është rrezikuar e ardhmja e vendit, e di mirë se nuk ka rrugë tjetër vec ballafaqimit me pashallarët që krijuan ne vetë , që cdo ditë guxojnë ti djegin shpresat e fëmijëve tanë per me jetu në vendin e tyre,qe prishin ëndrrat e fëmijëve ,ata që pa pikën e zorit guxojne me u pasurue mbi pikellimin e gjakosur te varferise se ulur kembekryq …