Një tragjedi e vërtetë mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në një familje shqiptare në Teramo të Italisë. Famija 16 vjeçar i kësaj familjeje u gjet i pajetë nga nëna e tij, teksa ishte duke fjetur. Viktimë është Matteo, 16-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria, por i lindur dhe i rritur në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndërsa ka qenë nëna që e ka gjetur të riun pa jetë në shtrat. 16-vjeçari raportohet se gëzonte shëndet të plotë dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ai ka vdekur për shkak të një ataku kardiak të papritur.
“Matteo, zgjohu! Duhet të shkosh në shkollë!”
Zilja kishte rënë si çdo mëngjes në orën 8, por Matteo nuk ishte ngritur si përherë, ndaj e ëma ishte detyruar të shkonte në dhomën e tij për ta zgjuar. “Ngrihu se duhet të ikësh në shkollë”, i ka thënë ajo dhe e ka prekur, duke menduar se i biri donte thjesht të rinte në ngrohtësinë e batanijes edhe për disa minuta. Duke mos marrë përgjigje, nëna është afruar dhe ka vnë re se i biri nuk merrte frymë e ishte pa ndjenja.
Ka qenë tërësisht e kot edhe ndërhyrja e mjekëve, pasi Matteo kishte ndërruar jetë.
“Vrasësi” i të riut, siç raportojnë mjekët ligjorë që kanë ekzaminuar kufomën, ka qenë infarkti. Djali nuk ka pasur probleme shëndetësore. Familja e tij përbëhej nga e ëma, e cila ishte shtëpiake, babai, i cili punonte në një kompani dhe ndodhej jashtë shtëpisë në momentin që ka ndodhur tragjedia, si dhe motra, e cila jetonte mënjanë.
Vdekja e tij e parakohshme dhe e papritur ka tronditur gjithë qytetin. Sapo lajmi është bërë publik, poshtë shtëpisë së tij janë mbledhur menjëherë shokët e shoqet e shkollës së 16-vjeçarit.
Matteo, i cili përshkruhet nga të gjithë si një djalosh plotë energjik, i mbushur me jetë dhe tepër aktiv, studionte gjeometri dhe ishte në vitin e tretë në shkollën e mesme “Vincenzo Moretti”, pranë lagjes në të cilën jetonte.