Një elektriçist 63 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në zonën e Zogories në Gjirokastër.
Mariglen Lekgjika ka rënë nga shtylla por nuk dihet nëse ka rënë në kontakt me korrentin apo është rrëzuar për arsye të tjera. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











