Një trup i pajetë është gjetur nga një peshkarexhë, rreth 6 milje nga bregu i detit, në Durrës.
Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një femre.
Peshkarexha ka sjellë në Port trupin e pajetë të viktimës, identiteti i së cilës ende nuk dihet.
Trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.