Shumë nga librat e përmendur më poshtë – me asnjë lloj renditje të veçantë – janë shkruar nga të burgosur politikë apo fetarë, të cilët do të transformonin kombin e tyre si shtetarë apo garantonin pavdekësinë e shkrimeve të tyre. Ka shumë më tepër letërsi burgut sesa rrëfimet folklorike të Mein Kampf!
10. Himn ndaj shtyllës ndëshkore
Përbuzja, që falsifikon për turp Botën e Re,
Është pa kurrëfarë krimi, një emër bosh.
Një hije për të zbavitur njerëzimin,
Por kurrë nuk tremb të Urtin, apo atë që e ka mendjen top.
Daniel Defo (1660-1731), është i mirënjohur nga ne sot për romanin e tij “Robinson Kruzo”, por ai kaloi shumicën e jetës së tij si një propagandist dhe pamfletist, gjatë kohërave të trazuara politike dhe fetare që pasuan Revolucionin e Lavdishëm të vitit 1688 në Angli. Në vitin 1702, Defo botoi në anonimat librin “Rruga më e shkurtër me kundërshtarët”, në të cilën satirizonte drejtuesit e lartë konservatorë anglikanë gjatë mbretërimit të mbretëreshës Ana, të cilët qenë jotolerantë me protestantët antikonformistë si Defo.
Në këtë libër, ai imitoi personalitetet e tyre, dhe propozoi që në vend të miratimit të çfarëdolloj ligji kundër disidentëve fetarë, do të qe më e përshtatshme që thjesht të vriten të gjithë ata. Në fillim, shumë konservatorë anglikanë e morën seriozisht këtë propozim, por së shpejti u zbulua autorësia e Defo dhe ai u arrestua në vitin 1703 për shpifje me qëllim nxitjen e rebelimit.
Defo u dënua për të “qëndruar tri herë në shtyllën e ndëshkimit, të paguajë një gjobë prej 200 markash, dhe mbetej në Njugejt, derisa sa të mund ofronte garanci për sjelljen e tij të mirë për 7 vjet”. Në burgun e Njugejtit, Defo shkroi “Një himn për shtyllën ndëshkimore”, e cila u shit në rrugë gjatë njërës prej seancave të tij në shtyllën e ndëshkimit.
Besohet se poema fitoi zemrat e turmës, e cila në vend se ta gjuante me ushqime të kalbura dhe priste veshët, sikurse ndodhi me disa disidentë puritanë pak javë më parë, spektatorët e zbukuruan shtyllën e ndëshkimit me lule. Një biograf i Defo, tha më vonë se “askush në Angli përveç Defo nuk qëndroi ndonjëherë në një shtyllë ndëshkimi, dhe më vonë të rritej në rëndësi në mesin e njerëzve të tij”.
9. Progresi i Pelegrinit
Puritani Xhon Banian luftoi në rradhët e ushtrisë parlamentare gjatë Luftës Civile Angleze, dhe pasi u rivendos monarkia me mbretërimin e Çarlit II, u dënua me 12 vjet burg për shkak të refuzimit për të mos predikuar mesazhin e tij antikonformist. Në burg, Banian përfunduar autobiografinë e tij “Mëshira e tepruar për shefin e mëkatarëve” në vitin 1666, dhe vendosi të punojë për librin tjetër “Progresi i Pelegrinit”, një alegori jashtëzakonisht popullore kristiane e publikuar në vitin 1678.
Titulli i plotë ishte “Progresi i pelegrinit nga kjo botë, tek ajo që do të vijë”. I shpërndarë nën titullin “Trajta e një Ëndrre”, libri ka për protagonist Kristianin, në një udhëtim nga dekadenti “Qytet i Shkatërrimit” (Toka) tek “Qyteti Qiellor” (Parajsa). Pjesa e dytë e librit ka të bëjë me gruan e Kristianit, e quajtur Kristiana, në një udhëtim të ngjashëm bazuar tek teologjia protestante.
8. Epoka e arsyes
Dikur i quajtur “një krijues korsesh për tregti, gazetar me profesion, dhe propagandist në prirje”, Tomas Pejn (1737-1809) spikati dukshëm në dy arritjet më të mëdha politike të Epokës së Iluminizmit:Revolucioni Amerikan dhe Revolucionit Francez. Pasi luajti një rol vendimtar në Revolucionin Amerikan me pamfletin e tij politik “Kuptimi i përbashkët”, Pejni i lindur me Angli u dënua për propagande dhe nxitjen e rebelimit kundër qeverisë britanike, pasi mbrojti Revolucionin Francez me “Të Drejtat e Njeriut” (1791).
Ai u arratis në Francë, ku shumë shpejt u zgjodh në Konventën Kombëtare Franceze – pavarësisht se nuk fliste frëngjisht! -si një aleat i zhirondinëve dhe armik ndaj të Montanjardëve më radikale, të udhëhequr nga Maksimilian Robespieri. Teksa nisi Sundimi i terrorit, Pejn u mor rob në Paris me urdhër të Robespierit, asokohe president i Komitetit të Sigurisë Publike.
Në burg, ai vazhdoi të shkruajë veprën e tij të fundit “Epoka e Arsyes”, e cila sfidonte autoritetin e fesë dhe mbronte ateizmin. Pejn i shpëton mrekullisht ekzekutimit, duke u liruar pas rënies së Robespierit, dhe u rikthye në Amerikë me ftesë të Tomas Xhefersonit.
7. 120 Ditët e Sodomës, apo Shkolla e Libertarianizmit
Njëqindenjëzet Ditët e Sodomës u shkrua në vetëm 37 ditë në një rrotull letre 12 metra të gjatë nga fisniku francez Donatien Alfons Fransua, Markezi dë Sade. Ai u shkrua në vitin 1785, gjatë burgimit të Sade në Bastijë. Kur kjo e fundit u sulmua 4 vjet më vonë, vepra iu rrëmbye, dhe Sade shkroi më vonë se “derdhi lotë gjaku” për humbjen e dorëshkrimit.
Ai jetoi pjesën e mbetur të jetës duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur me librin, deri kur vdiq në vitin 1814. Vepra më në fund u gjet dhe botua në vitin 1905. Romani i papërfunduar, të cilën vetë Sade e quajti “përrallën më të pistë që ka ekzistuar ndonjëherë qëkur ka filluar bota jonë” përfshin në periudhë kohore 5-mujore, duke treguar historinë e 4 fisnikëve, që qenë izoluar në një kështjellë të largët mesjetare me 50 viktima, të cilët i përdorin për të vënë në jetë fantazitë e tyre seksuale.
Burrat kënaqën çdo lloj epshi me vajza dhe djem të moshës 12-vjeçare, në bazë të 4 pasioneve të njëpasnjëshme – e thjeshta, kompleksja, kriminalja dhe vrastarja. Vepra origjinale u shit për miliona euro, dhe termat “sadizëm” dhe “mazokizëm” e kanë origjinën pikërisht nga emri i tij.
6. Zbulimi i Indisë
“India ka njohur pafajësinë dhe mospërfilljes në fëmijëri, pasionin dhe braktisjen në të ri, dhe urtësi e pjekurisë që vjen nga përvoja e gjatë e dhimbjes dhe kënaqësisë; dhe sërish ajo ka ripërtërirë fëmijërinë, rininë dhe moshën e saj”. Nëse Mahatma Gandi është Babai i Indisë, atëherë Xhavaharlal Nehru është djali më i madh i vendit.
Nën udhëheqjen e Gandit, Xhavaharlal Nehru ishte një udhëheqës i shquar i lëvizjes indiane për pavarësi, e cila filloi ndarjen e Indisë, duke i dhënë fund dominimit britanik në vitin 1947. Por, gjatë këtyre viteve, Nehru u bë një i burgosur politik për përfshirjen e tij lëvizjen “India e Qetë”. Ai shkroi librin “Zbulimi i Indisë” gjatë burgimit në vitet 1942-46, me kontribute edhe nga bashkëvuajtësit e vjerë në burg në fortesën Ahmednagar. Libri e shëtit lexuesin përmes shumicës së historisë, kulturës, dhe filozofisë së Indisë, me autorin që mbulon pothuajse çdo aspekt të jetës indiane, para se argumentojë se vendit ka të drejtë të jetë sovran.
Xhavaharlal Nehru shërbeu si kryeministri i parë i vendit Sovran, deri në vdekjen e tij në vitin 1964. “Zbulimi i Indisë” është një nga librat më të dashur të Indisë, duke i dhënë lexuesit një pasqyrë të gjerë mbi botëkuptimin e këtij burrështetasi, që më shumë se çdo tjetër, përcaktoi Indinë e sotme.
5. Hyrje në Filozofinë e Matematikës
“E cilësova burgun shumë aspekte mjaft të këndshëm. Nuk kisha angazhime, asnjë vendim të vështirë për të marrë, pa frikë nga ata që më kërkonin, dhe asnjë ndërprerje në punën time”. (Nga autobiografia e Bertrand Rasëll). Bertrand Rasëll qe një pacifist gjatë gjithë jetës, dhe hyri në burg si një kundërshtues i ndërgjegjshëm i Luftës së Parë Botërore.
Ai e kaloi shumicën e dënimit të tij 6-mujor duke shkruar lirbin “Hyrje në Filozofinë e Matematikës”, një libër që bazohet mbi idetë e paraqitura në veprën e tij tre-vëllimëshe “Principia Mathematica” (bashkë-shkruar me Alfred Nort Uajthed), ku argumentonte se matematika dhe logjika ishin bërë aq të ndërthurura sa që “ato dallojnë si djali me burrin:logjika është rinia e matematikës dhe matematika është mosha e pjekur e logjikës”.
Rasëlli mbahet mend si një prej intelektualëve më të shquar të shekullit të XX-të dhe fitoi çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1950 “si vlerësim për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme, në të cilën ai ngre lart idealet humaniste dhe lirinë e mendimit”.
4. Don Kishoti
“A shikoni atje lart miku im Sanço, 30 apo 40 gjigantë të përbindshëm? Kam ndërmend të bëj luftë me ta dhe t’i vras”. Migel de Servantes (1547-1616) shkruan në prologun e librit “Don Kishoti”, se rrëfimi epik kishte “lindur në burg”. Kryevepra, fillimisht e titulluar “Kalorësi naiv, Don Kishoti i La Mançës”, ishte shkruar pjesërisht gjatë burgimit të Servantes, për shkak të pamundësisë për të paguar borxhet e tij.
Diçka kjo ironike, në kushtet kur spanjolli kishte shërbyer më parë si llogaritar dhe tagrambledhës për kurorën spanjolle, pas një karriere të shquar ushtarake. Bashkëpunimi i protagonistit të romanit, Don Kishoti, një kalorësi endacak të frymëzuar nga historitë e mëdha, dhe shërbyesit të tij besnik, Sanço Pança, që përpiqet të korrigjojë fantazite e çuditshme e padronit të tij, është një nga më të famshmit në të gjithë letërsinë botërore.
Emri i personazhit është edhe origjina e nofkës “donkishoteske”, që do të thotë “shumë idealiste dhe jopraktike”. E publikuar në dy pjesë, e para në vitin 1605 dhe e dyta në 1615-ën, Don Kishoti konsiderohet tashmë si një nga romanet e para evropiane, dhe vepra më e madhe e letërsisë e konceptuar ndonjëherë nga një llogaritar.
3. ‘Infelix Ego’ (I palumtur jam)
Frati domenikan Xhirolamo Savonarola (1452-1498), ishte sundimtari de fakto i Firences në 5 vitet që çuan deri në vdekjen e tij të tmerrshme. Gjatë udhëheqjes së tij, Savonarola foli për përtëritjen e Krishterimit në Rilindjen Fiorentine, dhe ndërmori një fushatë puritane kundër Papës Aleksandrit VI. Pas refuzimit të partneritetit me Lidhjen e Shenjtë të Papës, Savonarola u thirr në Romë. Ai u shkishërua nga Papa në vitin 1497, pas denoncimit të korrupsionit të Vatikanit dhe u burgos për shkak se predikonte blasfemi kundër kishës.
Savonarola u torturua deri sa ai pranoi se i kishte shpikur vizionet dhe profecitë e tij për një Krishterim të reformuar. Ata ia lanë krahun e djathtë të paprekur, në mënyrë që ai mund të nënshkruante rrëfimin. Savonarola u dogj dy javë më parë në turrën e druve në ‘Piazza della Signoria’. Gjatë burgimit të tij, Savonarola shkroi “Infelix Ego”, i njohur në anglisht si “Medet, sa qyqar jam”, një meditim mbi Psalmin 51 për t’i kërkuar faljes Perëndisë, për shkak se hodhi poshtë bindjet e tij pas torturave.
Ajo fillon:”Medet, sa qyqar jam, i privuar nga çdo lloj ndihme, që kam ofenduar qiellin dhe tokën – ku të shkoj? Ndaj kujt duhet të drejtohem? Drejt kujt të fluturoj? Kush do të ketë mëshirë për mua? Nuk guxoj të ngre sytë e mi drejt qiellit, sepse kam mëkatuar shumë kundër tij: në tokë nuk gjej dot asnjë strehim, pasi kam qenë një fyerje për të. Çfarë duhet të bëj pra? A duhet të dëshpërohem? Jo, në asnjë mënyrë. Perëndia është i mëshirshëm, Shpëtimtari im, është i dashur. Vetëm Perëndia është pra streha ime”. Fjalë të rënda.
Kauzat e Savonarolas për liri republikane dhe reformë fetare, mbështeten ende nga adhuruesit e tij, edhe pse progresi ka qenë i ngadaltë. Sidoqoftë, jeta e Xhirolamo Savonarolës është një histori tragjike e një militanti të shkolluar, që në fund u thye nga mizoritë e njeriut ndaj njeriut.
2. Mbi ligjin e luftës dhe paqes
“Duke kuptuar shumë gjëra, nuk kam arritur asgjë”. Këto besohet të kenë qenë fjalët e fundit të Hugo Grocit, dijetarit, burrështetasit dhe teoricienit politik holandez, që mbahet më mirë mend për punën e tij pionere në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Vepra e tij “De jure belli ac Pacis” (Mbi ligjin e luftës dhe paqes për mua dhe ju), siguroi vendin e tij në histori.
I lindur në vitin 1583, Groci u bë prokuror i përgjithshëm i Holandës në mesin e të njëzetave rë tij dhe pensionar (i ngjashëm me guvernatorin e shtetit) i Roterdamit duke filluar nga viti 1613, ku ai ishte i ngarkuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis flotave rivale evropiane. Ai ishte një avokat i hershëm i lirisë së detrave, por britanikët – fuqia dominuese në atë kohë – mendonin ndryshe.
Groci mbështeti ndërkohë tolerancën fetare në vendin e tij, çka do të çonte në burgimin e përjetshëm, pasi u gjend në anën e gabuar të një grushti shteti të kryer nga Morisi i Oranzhit.
Megjithatë, ai arriti të arratisej nga burgu dhe shkojë në Paris, duke u fshehur brenda një kase të madhe, të cilën rojet menduan se ishte e mbushur me libra. Por pikërisht gjatë viteve të burgimit (1618-1621) Groci filloi shkrimin e librit “Mbi ligjin e luftës dhe paqes”.
Në tre vëllime, Groci argumentoi se ekzistojnë situata në të cilat luftërat janë vetëm luftëra: kur një komb është duke vepruar në vetëmbrojtje, apo kur kërkon dëmshpërblim dhe hakmarrje. Ai pastaj përshkroi në një doracak të fillimit të shekullit XVII-të mbi kombet ndërluftuese, me tituj kapitujsh si ‘Çfarë është e ligjshme në luftë’.
Një nga çështjet kryesore që shtjelloi Groci, ishte se shtetet-kombe ishin subjekt i ligjit natyror, të cilin ai mendonte se vinte nga Perëndia, përderisa Natyra ishte krijim i Zotit. Groci shkruante se këto ligje do të qëndrojnë të vërteta “edhe nëse ne duhet të pranojnë atë që nuk mund të pranohet pa ndonëj ligësi të madhe, se nuk ka Perëndi, apo se çështjet e njerëzve nuk janë shqetësim i Tij”. Për shkak të këtij traktati, Groci është konsideruar si një nga etërit intelektualë të së drejtës ndërkombëtare. Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës duke udhëtuar nëpër Evropë dhe i mbijetoi mbytjes së një anije në vitin 1645, para se të vdiste më vonë po gjatë atij viti. Tek e fundit nuk ishte një jetë e lehtë.
1. Rruga e gjatë drejt lirisë
“Askush nuk lind duke urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo fesë së tij. Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë, dhe nëse ata mund të mësojnë të urrejnë, mund të mësojnë të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut se sa e kundërta e saj”. Lirimi i Nelson Mandelës nga burgu në vitin 1990, është një moment që shumëkush nuk do ta harrojë kurrë.
I cilësuar një terrorist për udhëheqjen e tij të Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) dhe i mbajtur në burg për 27 vjet, Mandela i dha fund sundimit të pakicës së bardhë dhe ndarjes të rreptë racore në Afrikën e Jugut. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, së bashku me Frederik Villem de Klerk, për dhënien fund në mënyrë paqësore të aparteidit dhe formimin e një qeverie të re demokratike në Afrikën e Jugut, të cilën e udhëhoqi si president për 5 vite.
Autobiografia e Mandelës e botuar në vitin 1995, rrëfen jetën e hershme e tij, edukimin, dhe përvojat në burg, veçanërisht 18 vitet e kaluara në Robben Island, ku ai detyrohej të kryente punë të rënda në një gurore gëlqereje, mbyllej vazhdimisht në izolim, dhe mbahej në një qeli të lagur me një rrogoz kashte si shtrat.
Pjesa më e madhe e autobiografisë është e bazuar në dorëshkrimin “Mandela” të shkruar në burg. “Rruga e gjatë drejt lirisë” u shndërrua në librin më të shitur të të gjitha kohërave në fushën e kujtimeve politike, dhe Mandela do të mbahet përherë mend si figura atërore e post-aparteidit në Afrikën e Jugut. Ai vdiq në vitin 2013.