Ne nuk kemi emrin e shpikësit të tij, edhe pse në çdo rast patenta e tij do të kishte skaduar. Gjithsesi, fakt është se modelet më të vjetra të dyshekut, janë gjetur në Afrikën e Jugut në shpellën Sibudu, dhe datojnë rreth 77 mijë vjet më parë. Sigurisht, ato nuk ngjanin aspak me ato që përdorim sot:ishin shtretër të bërë me gjethe e bimëve të gjetura aty rrotull.
Dhe puna për këtë objekt, ishte shumë e madhe. Këto dyshekë të lashtë, ishin disa centrimetra të lartë dhe formoheshin nga shtresa të ndryshme, të cilat nga ana e tyre ishin të përbëra nga shtresa edhe më të holla, për ta bërë kësisoj gjithçka të ishte më e butë.
Çfarë përdorej për mbushjen e tyre
Për mbushjen përdoreshin zakonisht bimë që rriteshin në ujë si xunkthi, apo bimë në formë shkurreje, siç është Cryptocarya ëoodii. Kjo e fundit ka ndërkohë një veti veçanërisht interesante, për ata që nuk duan të shqetësohen gjatë gjumit të tyre:i mban larg insektet.
Për më tepër, analizat mikroskopike kanë zbuluar se “dyshekët” e dikurshëm ndryshoheshin periodikisht. Kështu funksionuan gjërat për shekuj me radhë, derisa në Mesjetë, pati një tjetër prirje që erdhi nga kultura arabe:ajo e gjumit me të gjithë trupin e mbështetur mbi jastekë të mëdhenj dhe të butë.
Gjumi gjatë periudhës së Kryqëzatave
Fjala dyshek rrjedh mesa duket nga fjale arabe “matrah”, që do të thotë “të shtrihesh, ose të ëpozicionohesh mbi”. Ky term hyri në fjalorin e përditshëm në Evropë tonë gjatë periudhës së Kryqëzatave, kur shumë kalorës (por jo vetëm) u nisën për të pushtuar Jeruzalemin, dhe “vende të tjera të shenjta”.
Moda e re, edhe pse nuk kopjonte tërësisht atë të dyshekut me gjethe, u përhap me shpejtësi. Dhe bashkë me të lindi edhe një profesion, ai i prodhuesit të dyshekëve:njerëz që zëvendësonin të paktën një herë në vit mbushjen e këtyre thasëve të mëdhenj, të mbushur me lesh apo qime kafshësh.
Gjumi i ëmbël…
Më pas, përmbajtja e dyshekut lahej, thahej dhe futej sërish brenda. Ndërkohë, duke nisur nga shekulli XIX-të, nisën të përdoren shumë teknika të tjera për të mbushur dyshekët. Për shembull, mjeku skocez Sër Xhejms Pejxh (1814-1899), testoi me sukses prodhimin e dyshekut me ujë, për të trajtuar problemet që kishin me shpinën disa prej pacientëve të tij.
Një shekull më vonë, në vitin 1928 shpikësi dhe kirurgu skocez Xhon Boid Danlop (1840-1921) shpiku dyshekun lateks. Dhe ai ishte vërtet një revolucion i vogël:dysheku i ri përshtatej plotësisht me format dhe lëvizjet e trupit, duke e zvogëluar shumë formimin e papastërive brenda tij.