Me fillimin e javës së ardhshme do të ndryshojë edhe pozicioni i yjeve, dhe për këtë arsye do të ketë edhe ndryshime të mëdha në jetën tuaj, shkruan Syri.net.
Ekspertët parashikojnë që disa shenja Horoskopi do të kenë një përmirësim të ndjeshëm të financave por edhe në anën sentimentale do të kenë shumë sukses.
Ja parashikimi javor, 5-11 Nëntor:
DASHI (21 Mars-20 Prill)
Kjo javë parashikohet shumë e bukur për të lindurit e shenjës së Dashit të cilët janë duke shijuar një marrëdhënie dashurie, pasi do të kalojnë çaste shumë të bukura dhe romantike. Beqaret do ndihen disi të vetmuar prandaj do të kenë dëshirë për takime të reja, megjithëse nuk do të kenë shumë fat. Në punë gjerat do të ecin shumë mirë dhe do jeni ambiciozë për të përballuar sfidat e reja. Me buxhetin tregoni kujdes dhe mundohuni të limitoni shpenzimet. Shëndeti here pas here do jetë delikat prandaj kushtoni vëmendjen e duhur dhe mos e lini veten pas dore.
DEMI (21 Prill – 20 Maj)
Këtë javë të lindurit e shenjës së Demit do të përjetojnë harmoni të plotë me partnerin dhe do të ndihen të mbushur me dashuri. Beqarët do të kalojnë një javë plot me aventurë më një person të ri të njohur së fundmi. Në punë do ndiheni plot energji dhe do të arrini të mbyllni një projekt të rëndësishëm në kohë rekord, sa të tjerët do t’ju kenë zili. Financat nuk do jenë te këqija, megjithatë duhet të menaxhoni sa më mirë financat tuaja dhe mos ta teproni. Gjendja shëndetësore ka për të qenë se stabilizuar dhe pa shqetësime.
BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)
Për të lindurit e shenjës së binjakëve gjatë kësaj jave parashikohet një rimëkëmbjet marrëdhënieve tuaja me partnerin pasi disa konflikteve që keni lënë pas. Prandaj është koha ideale për të komunikuar hapur me njërin tjetrin dhe të qetësoni situatën. Beqarët do të gjejnë një person me të cilin do të lidhen tej mase e do te duan të hedhin një hap përpara e të krijojnë një lidhje më serioze. Në lidhje me punën duhet të tregoheni më vigjilentë pasi disa kolegë mund të jenë dashakeqë ndaj jush. Financat menaxhojini me kujdes dhe mos shpenzoni pa masë në këtë periudhë. Gjendja shëndetësore do lërë disi për te dëshiruar, prandaj tregoni kujdes me ushqimin.
GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)
Për të lindurit e shenjës së Gaforres kjo nuk do të jetë një javë shumë pozitive përsa i përket marrëdhënie më partnerin, [asi nuk do të mungojnë debatet dhe konfliktet, ndonjëherë edhe pa arsye të forta. Beqaret kanë mundësi te kenë njohje mjaft interesante këtë javë dhe do të argëtohen pa masë. Në planin e financave situata do të jetë e mirë, por kërkohet që të mos jini shumë dorëlëshuar dhe të dini të kurseni. Ndërsa përsa i përket shëndetit, do të vuani nga stresi për shkak të situatës konfliktuale që mund të keni me partnerin tuaj.
LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)
Kjo javë do të sjellë shumë pozitivitet në marrëdhëniet tuaja në çift dhe do të keni mundësinë ti shprehni partnerit tuaj dashurinë dhe vlerësimin që keni për të. Lidhja juaj do forcohet akoma me tepër dhe gjatë kësaj javë. Beqarët do ndihen plot sharm dhe do të kenë mjaft takime interesante. Përsa i përket punës, gjatë kësaj jave do të arrini diçka që kishit kohë që e prisnit pasi do të jetë java juaj me fat. Edhe në planin shëndetësor, do të ndiheni shumë mirë. Shijojeni në maksimum këtë javë pasi yjet ju kanë buzëqeshur.
VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)
Kjo javë parashikohet të jetë plot surpriza për ata që janë në një lidhje, pasi do të rikthehet harmonia në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më te lirshëm dhe do të dëshironi ti dhuroni parnerit tuaj momente romantike. Ndërsa beqarët do realizojnë disa takime fantastike te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Në pune vërtet do mundoheni, por do i arrini te gjitha objektivat qe iu janë kërkuar. Por e njëjta situatë nuk vlen edhe për financat pasi ju do të shpenzoni me tepër seç duhet dhe rekomandohet të tregoni kujdes e të menaxhoni më së miri buxhetet që keni në dispozicion.
PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)
Kjo do të jetë një javë shumë e bukur në jetën tuaj në çift pasi do të arrini mirëkuptim me partnerin tuaj pas një periudhe debatesh të vazhdueshme. Beqarët nuk do të kenë fat ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i dëshpërojë pa mase. Në punë do ndiheni dinamikë dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë me atë që keni marrë përsipër. Por me financat bëni kujdes, apsi nuk është koha e duhur për investime dhe blerje. Ndërsa në lidhje me shëndetin, situata duket shumë e mirë dhe madje po përmirësohen shqetësimet e mëparshme.
AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)
Gjatë kësaj jave ju do ndiheni në humor shumë të mirë, por nuk do të ndodhë e njëjta gjë edhe me partnerin tuaj, çka mund të çojë në debate mes jush. Beqarët do kenë surpriza dhe takime shumë interesante, të cilat do ti gjallërojnë. Në pune do ndiheni energjikë dhe të vendosur për të arritur objektivat tuaja. Për buxhet me te qëndrueshëm mundohuni te shpenzoni sa me pak qe te mundeni. Në lidhje me shëndetin situata është pozitive çka ju ndihmon të arrini të ruani ekuilibrin në jetën tuaj.
SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Këtë javë yjet parashikojnë disa debate të vogla në çift, por të cilat do të kalojnë shpejt dhe ju sërish do të keni harmoni midis jush. Ndërsa beqarët do të kenë shanse të takojnë një person që do tju pëlqejë. Në aspektin e punës dhe financave, do të keni një periudhë shumë pozitive dhe e favorshme për të bërë blerje dhe investime të reja. Ndërsa përsa i përket shëndetit, duhet të tregoni kujdes pasi do të shfaqen shqetësime të cilat nuk duhet ti neglizhoni.
BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)
Këtë javë parashikohet të keni disa mospërputhje me partnerin tuaj përsa i përket çështjeve që lidhen me familjarët apo shoqërinë tuaj. Beqarët nga ana tjetër, do të duan ti marrin gjërat shtruar dhe nuk do të te nxitohen pasi nuk duan te zhgënjehen. Përsa i përket punës dhe financave situata do të jëtë relativisht e mirë dhe e qetë dhe prandaj në këtë periudhë duhet të përpiqeni të merrni masa që do të përdoren në favorin tuaj në javët në vijim. Në lidhje me shëndetin, do të keni disi imunitet të dobët dhe alergji, prandaj këshillohet që të merreni me aktivitet fizik dhe të ushqeheni shëndetshëm.
UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)
Kjo javë parashikohet të jetë shumë e bukur për jetën tuaj në çift dhe do të kaloni momente të ngrojta pranë njëri tjetrit. Beqarët nga ana tjetër do të ndihen joshës dhe do kenë dëshirë të flirtojnë e të kenë njohje të reja. Përsa i përket punës, këshillohet të jeni më të duruar e të merrni në kontroll situatën. E njëjta gjë vlen edhe në planin financiar, ku duhet të menaxhoni më mirë të ardhurat tuaja e të limitoni shpenzimet. Ndërsa përsa i përket shëndetit, situata do të jetë relativisht e mirë e pa shqetësime serioze.
PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)
Në aspektin e dashurisë, kjo parashikohet të jetë një javë pozitive ku do të gjeni harmoninë me partnerin tuaj dhe do të kaloni çaste të bukura së bashku. Edhe beqaret do jenë më me fat në dashuri dhe do të ndihen gati të dashurohen e të takojnë personin e tyre binjak. Përsa i përket punës dhe financave, situata është jo shumë në favorin tuaj, prandaj duhet të tregoni shumë kujdes dhe mos të merrni hapa të nxituar. Ndërsa në lidhje me shëndetin, duhet të menaxhoni më mirë stresin dhe të merreni me aktivitet fizik.