InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Debati i ashpër në PS e Shkodrës: Nuk duam urdhra nga Rama e Balla, na turpëruan

20 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Debati i ashpër në PS e Shkodrës: Nuk duam urdhra nga Rama e Balla, na turpëruan

Debati i publikuar nga Berisha në Facebook:

Shënimet e Takimit (Minutat)

Vendi i takimit: Selia PS- Dega Shkodër

Qëllimi i takimit: Mbledhje me Anëtarë të Këshillit Bashkiak 2019 dhe AS Bashkisë

Data e takimit: 18.08.2019

Objektivat e takimit: Zgjedhje e Kryetarit të KB, n/Kryetarëve dhe Anëtarëve për Këshill Qarku

Koha e takimit: 19.00

Pjesëmarrës: Deputetët: Luan Harusha, Senida Mesi; Edmond Emini, Kryetar AS; Astrit Beci, Koord.Elektoral, Këshilltarët Bashkiak, Kryetar KS në NJA

Munguan: Oltion Luli (ndodhet jashtë vendi);

Çështjet e diskutuara: Senida Mesi: Si e deleguar nga Kryeministri dhe Sekr.Përgjithshëm i Partisë z. Balla iu përcjell urdhrin e Kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jete grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga T.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia.

(zhurmë në sallë)

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini e të kërkoni falje për Kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni! Por e njohu KM Valdrinin që na e soli pa pyet?? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë e mos ta shtojmë turpin…

Senida Mesi: Të mirkuptoj. Nuk të heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndoshin shpesh edhe kur të jeni në Këshill Bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po..po. Se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas, se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë…Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt!

Tereze Brigja: Ne jemi në demokraci, dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prap figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite…kam derdhë djersë. A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në maje të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë?? Nuk e dini…se nuk ka të ngjashëm në qytet kjo sforco…Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë…se jena malsorë e kena besë! Keni bërë gabim fatal, dhe tani vini prap na komandoni! Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit…të partisë dhe të votës!! Dhe të kërkoj hallall që të kena ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!!

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji! Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën!

Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, ne le ta vendosim!

Anton Deda: Një sekond! Jo, ne duam Arvit Osjen!

Lulash Nika: Ju jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim!

Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar ne deputetët! Vendosëm Brisela Kadia

Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!

Luan Heta: Situata është e paprecedent. Nuk i vemë faj askujt…Ne kemi humb pa kundërshtar dhe kjo nuk na falet. Ngjan me një mallkim! Jam plotësisht dakord me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe e mër në emër të KM dhe T. Ballës!!!

Senida Mesi: Ne kemi urdhëër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurën e Këshillit Bashkiak.

Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi si e jotja moj Senidë, iu jep rezultatin që merrni në qytet…

Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shumë qetësi dhe vetëpërmbajtje! le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e noh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada…Aurora..Diana..

Lush Marku: Nuk më pëlqen ky lloj diskutimi. Na duhet të tregojmë tolerancë. Kur nuk gjejmë konsensu në këtë sallë, mendo në sallë tjeter…Debate kemi bërë përherë në parti, ama kemi dakordësuar vendime këtu. Dhe mbi të gjitha kemi bërë përherë analiza. Duhet vetëpërmbajtje. Mirë e tha deputetja, Kryetari i KB i takon të jetë një qytetare shkodrane, grua dhe me eksperiencë. Pastaj…mandate të falura i kmei! Se sa të fortë jemi, u tregua…Sa u respektua Shkodra e kuptuam. Me mandate të falura, çna prish punë kush do jetë Kryetare! Jam dakord me Briselën. I uroj suksese! Do të ishte turp po të mos merrnim 40 vota.

Hilmi Sakti: Po ne nuk jemi repart ushtarak, që urdhërohemi kështu!

Sokol Zaimaj: Mbase jemi të ngarkuar për çka na ka ndodhë…prandaj jemi dhe kaq të irrituar. Të vetëpërmbahemi. Unë propozoj Arvit Osjen, dhe Jona Lëqejzën për n/Kryetare.

Besmir Vukaj: Ne të votojmë këtu për çdo person! Që nesër të shkojmë me rezultat të dalë nga vota!

Marjan Ndërshtiqaj: Kjo mënyra si po procedohet në PS spo na motivon hiç ne të rinjve. Si i thonë në Shkodër ‘tavë krapi’ ashtu po na serviren Kryetarët…dhe kjo po na bëhet shumë kosto. Unë propozoj Arvit Osjen për Kryetar!

Hilmi Sakti: Kam punuar në ushtri sa kohë, dhe kështu ‘demokracie’ skam parë kurrë. Këtë vajzën po e digjni kot, veç nga kjo mënyrë si po e hidhni në treg…Të paktën na propozoni dhe një djalë dhe le ta votojmë. Unë propozoj Arvit Osjen. Gjithahstu salla që keni zgjedhë për Konstituim nuk është menduar fare…te ish-Komiteti Partisë!!! Lutem konsiderojeni sa më parë ta ndryshoni!

Daniela Jakoja: Kam një problem personal! Po më godasin në rrjete sociale me profile fallco për shkak të përkatësisë time etnike. mendoj se është nga kjo sallë. Kush të ketë diçka personale, le ta flasë në sy! Me këtë rast propozoj veten për n/kryetare këshilli se kam biseduar më heret dhe me Valdrinin…

Gerald Hasaj: Kjo mënyrë propozimi të emrave është shumë problematike! E pësuam për Bashkinë! Pse na detyroni prap? Unë propozoj Arvit Osjen.

Kristi Shllaku: Propozoj Arvit Osjen.

Nersada Mandija: Propozoj Arvit Osjen. Le ta bëjmë me votim, edhe të hapur. Të çojë dorën kush është për Arvit Osjen, Kryetar!

(Ngrihen 32 duar)

Senida Mesi: Një sekond se po na ngatërroni!! Ka vendim politik për këtë. Brisela është kandidatura e dakordësuar nga ne deputetët.

Brisela Kadia: I kuptoj polemikat për 2 arsye. E para për shkak të situatë s ë ditëve të fundit, dhe e dyta se nuk jemi mësuar e pushtet. Unë jam kontaktuar para një muaji për këtë pozicion. Kam mbështetjen e deputetëve, e kisha dhe të Valdrinit.

Hekuran Gjorreta: Na vinë veç katapultime. Nuk jemi dele. Prap po na katapultoni. Unë nuk e njoh

Hilmi Sakti: Të bëjmë proces, të zgjidhet këtu brënda nesh, sonte!

Aurora Dibra: Ju falenderoj për kandidimin, si dhe për përfshirjen në skuadrën e KB Shkodër, edhe pse kam kaluar dhe 1 mandat para 8 vitesh. Nuk kam aspirata për Kryetare, ama çështjet e mjedisit të cilat jnaë specialiteti im profesional dëshiroj të vazhdoj ti çoj përpara. Nesër jam për votim unanim, pasi ta kemi dakordësuar këtu.

Luan Heta: Unë jam 1 nga ata që kam dëshirë për Kryetar por jam tërhequr!

(salla njëzëri: kur u tërhoqe se ti na ke bërë telefonata për votë)

U tërhoqa tani, pra! Të dalim me emrin për të cilin kanë konsensus ata lart! Janë vendime politike!

Arvit Osja: Është normale që kemi diskutime, edhe që çojmë zërin. Më shqetëson si u hap mbledhja dhe si na servirët një emër nga ‘lart’. pa na pyetur më parë. Brisela është mikeshë e imja, ndoshta dhe njeriu më i dashur i imi në këtë sallë. Më shqetëson fakti që ju citoni fjalën e KM këtu apo të sekr,Përgjithshëm…nuk e vesoj kurrë se ata na imponojnë emër ne.

Senida Mesi: Edhe ti kur u zgjodhe Kryetar Partie, me një emër u votua!

Arvit Osja: E vërtetë, ama kishte zgjedhje pro/kundra. ne le të biem dakord sonte. Ama votimi është nesër në sallë të KB. Ju thoni jemi dakordësuar, por ne ja ku jemi akoma në mbledhje dhe të padakordësuar. këtu. Të biem dakod këtu e nesër të mos lejmë nam.

Hilmi Sakti, drejtuar Luan Hetës: Do japësh llogari para KM, që je dakordësuar me ata tjerët dhe vjen e bën zhurmuesin këtu sa herë flet njeri. Po na tregon si negociohet pa bërë zgjedhje! Kam ardhë  para jush në PS.

Senida Mesi: Ju veç do thoni po.

Hilmi Sakti: Kam mbledhë vota fshat më fshat…kam sjellë 800 vota këtu. Prandaj dhe këtu do votoj!

Kërkohen 10 minuta pushim, që të dakordësohen mendimet! Sillet kutia e votimit në sallë!

Ora 22.00- rifillon mbledhja

Luan Harusha: Ju bëj me dije çfarë vendosëm bashkë me deputeten S.Mesi: Për Kryetar KB do votoni Brisela Kadia, n/Kryetarë: Arvit Osja, Tereze Brigja.

Kandidatë për Këshill Qarku: Jona Lëqejza, Sokol Zaimaj, Ardita Spahia, Lush Marku, Blediana Nika, Diana Muriqi, Hilmi Lakti.

Mbledhjen e deklarojmë të mbyllur!

Të Lidhura

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025
Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025
Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com