Lideri i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu komentoi pjesën e 3-të të dokumentarit ‘Narcotica’. Duke folur për lidhjet e mafias me qeverinë, Basha u shpreh se shumë shpejt do të prezantohet paketa anti krimit ekonomik.
‘Sektori bankar, i ndërtimit, i turizmit janë ndër sektorët kryesor që po kapen nga krimi. Një sërë ndërtimesh në Tiranë, ende të panjohura për qytetarët janë planifikuar të ndërtohen me para të ardhura nga droga’, u shpreh Basha.
‘Dëshmitë e antimafias italiane janë se këtë vit kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit duke u rritur sipërfaqja me 5-fish më shumë se vitin e kaluar.
Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë. Ai ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes. Këto janë gjetjet e një dokumetari bombë.
Sektori bankar, i ndërtimit, i turizmit janë ndër sektorët kryesor që po kapen nga krimi. Një sërë ndërtimesh në Tiranë, ende të panjohura për qytetarët janë planifikuar të ndërtohen me para të ardhura nga droga.
Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe ekonomisë janë të paprecedenta dhe ndodhin vetëm nga zona të kapura dhe kontrolluara si Afganistani.
Shqipëria ka nevojë për një program radikal dhe special për ndalimin e të gjithë kësaj.
Në muaj shtator do të bëjë të ditur planin tim kundër krimit ekonomik, ndërkohë ka nisur hartimi i disa ligjeve të reja, për krimin ekonomik, përgjegjësisë civile etj.
Së treti një paketë ligjore për deklarimin e aseteve dhe pasurisë së të gjithë punonjësve të administratës së shtetit. Shqipëria do të kthehet në ferrin e drogës dhe të gjithë politikanëve që e kanë trajtuar vendi si çifligun e tyre.’, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha.











