Një 60-vjeçar i shpallur i zhdukur rreth 4 ditë më parë në Pukë është gjetur sot në gjendje të rëndë.
I moshuari i identifikuar si Nezir Ahmetaj, 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia më datën 4 gusht në fshatin Dardhë për të mbledhur manafera, për të mos u kthyer më në familjen e tij.
Pas katër ditësh kërkimm ai u lokalizua sot falë ndihmës së një helikopteri të specializuar për operacione të tilla.
Mehmetaj kishte rrëshkitur në mal duke thyer këmbën dhe marrë dëmtime të tjera në trup. Ai u gjet në gjendje të rëndë, me humbje të memorjes dhe ekulibrit. Ndërsa u transportua në spital në gjendje të rëndë./CNA.al











