InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LETRA/ Ndocaj vijon me “ndërkombëtarizimin” e vjedhjeve të 30 qershorit, sot radha e ambasadores gjermane: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

7 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A

Duke e konsideruar politikën gjermane si mjaft aktive me zhvillimet në Shqipëri, ish-kandidati për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, i është drejtuar më një letër ambasadores gjermane në Tiranë, znj. Susanne Schütz, përmes së cilës e apelon për ndihmë, pasi demokracia e Shqipërisë është në rrezik dhe po kanoset seriozisht rendi kushtetues i vendit nga krimi dhe oligarkia që ka marrë peng qeverisjen.

Në letrën drejtuar znj. Schütz, Ndocaj ka nënvizuar me forcë manipulimin që iu bë votimeve të 30 qershorit, duke dhunuar cdo princip të votës së lirë si dhe duke shembur shpresën e shqiptarëve për konsolidim të institucioneve demokratike.

Në fund të lertrës, “kaubojsi” evidenton rolin e përfaqësive diplomatike në vend, si garancia e duhur për krijimin e kushteve për dialog politik mes palëve, pasi vetëm përmes klimës së dialogut, vjen zgjidhja e shumëkërkuar, e cila do të siguronte vijimësinë e reformave për proceste integruese të vendit.
Ja letra e plotë:

LETËR INFORMUESE: DEMOKRACIA E VENDIT TIM NË RREZIK
DREJTUAR: Ambasadorja Gjermane Susanne Schutz.

Zonja,Susanne Schutz!
Vendi im, Shqipëria, kur shembi sistemin gjakatar të dikaturës komuniste, kishte një slogan mjaft domëthënës: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Europa për ne, ishte aspirata e kahershme e orientimit për progres dhe civilizm. Sot, pas 29 vitesh, përpjekjesh dhe orvatjesh për instalim të demokracisë dhe të principeve të saj, gjendemi në një udhëkryq të pashembullt, i cili rrezikon ta kthejë vendin tim në pikën e referimit të një autokracie që zhvillohet me “bekimin” tuaj.
Shkëlqesia Juaj! 
30 qershori, është vula e dështimit të të gjithëve, juaja dhe e jona, që janë investuar për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri.
Përvecse, lejuat në mënyrë të pakuptimtë, zhvillimin e një procesi, që në vendet tuaja respektive as nuk mund të mendohet, është për t’u habitur qëndrimi symbyllurazi ndaj fenomenit të vjedhjes dhe të manipulimit masiv të votave që “maxhoranca” bëri në të gjithë Shqipërinë, edhe pse konkuronte pothuajse e vetme.
Unë, Eduart Ndocaj, u përfshiva në garën e 30 qershorit si kandidat për bashkinë e Lezhës, duke besuar, se monitorimi juaj, do të ishte korrekt dhe në përputhje të plotë me standardet europiane, si dhe u imponova në rivalitet, me një format perëndimior sipas edukimit tim disavjecar dhe përvojës sime në vendin fqinj të Italisë mike.
Edhe pse përballë kisha maxhorancën qeverisëse përmes një përfaqësuesi të denjë të katapultuar në politikë përmes strukturave dhe veprimtarisë së tij kriminale, një individ që u kap në përgjimet e gazetës gjermane BILD, si i përfshirë në dosjen e nxehtë të zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2016 në Dibër; një individ që është larguar nga radhët e policisë së shtetit si i inkriminuar, prapëseprapë unë besoja se disa vlera të demokracisë nuk do të dhunoheshin kaq brutalisht dhe me vendosmëri nga qeveria.
Në Lezhë, asgjë nuk ishte demokratike! Jo vetëm që nuk janë lejuar të votojnë lirshëm, pasi presioni dhe shantazhi nga ana e bandës së kandidatit socialist ishte evidente dhe prezente gjatë gjithë kohës së fushatës, por është tjetërsuar tërësisht rezultati, duke falsifikuar dhe duke manipuluar në mënyrë ordinere vullnetin e zgjedhësve dhe të qytetarëve lezhianë.
Përmes kësaj letre, shkëlqesëia Juaj, kërkoj vëmendje të shtuar ndaj vendit tim, pasi po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist, të cilit nuk do i shërbente as Europës për vetë gjeopolitikën dhe rëndësinë e Shqipërisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit. 
Demokracia është pushteti që ushtrohet përmes votës, dhe këtë gjë, ju e dini më mirë se sa ne, prandaj jepini rëndësinë e duhur 30 qershorit, duke e zhbërë, si dhe duke apeluar klasën politike shqiptare për dialog që do të conte drejt marrjes së përgjegjësive për gjithë cfarë ndodhi me të ashtuquajturat zgjedhje.
Për të kuptuar përmasat e asaj cfarë ka ndodhur më 30 qershor, po vë në dispozicionin tuaj, prova të llahtarshme, që kutërbojnë aromë fekalesh të organizuara dhe të menaxhuara në mënyrë të tillë nga vetë qeveria dhe përfaqësuesit e saj, si kandidatë në bashkitë e vendit.
Me respekt për Ju dhe për vlerat e demokracisë europiane
!

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj

Të Lidhura

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026
OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com