Shkencëtarët kanë zbuluar një test të ri të gjakut që mund të detektojë proteinat e Alzheimer (harresa) që ndërtohen në tru 20 vjet para se të shfaqen simptomat e sëmundjes, tregon një studim i ri.
Ky test i krijuar nga hulumtuesit e Universitetit të Uashingtonit, rrit 94% shanset e parashikimit të sëmundjes së shkatërrimit të trurit, raportojnë këta hulumtues.
Mesatarisht, të sëmurët nga Alzheimeri jetojnë vetëm 4 deri në tetë vjet pas diagnozës, raporton “Daily Mail”.
Përgjatë asaj kohe, rënia e kujtesës mund të jetë e ngadalshme, ose mund të ndodh shumë shpejt duke çuar personin deri në izolim dhe frikë, transmeton lajmi.net.
Pa marr parasysh se sa kohë mund të jetoj personi pas diagnozës, janë 7 faza të kësaj sëmundje, duke filluar nga paaftësimi klinik e deri tek rënia drastike e njohjes dhe kujtesës.
Njerëzit zakonisht diagnositifikohen gjatë fazës së tretë të sëmundjes e cila shënohet me një rënie të butë të kujtesës dhe që bëhet e dukshme vetëm për personat që kanë jetuar apo që e njohin personin. Në këtë fazë, përdorën një shumë e madhe e ilaçeve që ndihmojnë në ngadalësimin e humbjes progresive të kujtesës.
Tani që hulumtuesit dhe shkencëtarët kanë gjëtur testin për diagnostifikimin e kësaj sëmundje, ata janë duke shpresuar që të gjejnë sa më shpejt edhe ilaçin për parandalimin e kësaj sëmundje të frikshme.