InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Të dielën do vishen me uniformë polici, persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe FA”

29 Qershor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Të dielën do vishen me uniformë polici, persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe FA”

Edi Rama, me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, të dielën do veshë me uniformë polici, persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë në shkelje të ligjit

Skenari i Ramës ka për qëllim që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e PS me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët

PD fton shqiptarët të mos bien pre e skenarëve të Edi Ramës. Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën! Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA

Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës.

Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit.

Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare.

Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës.

Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale.

Me urdhër të Sandër Lleshit dhe të Edi Ramës, po kryhen të paktën dy vepra penale, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247.

Por megjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune shtetërore i Edi Ramës do të dështojë.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.

Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.

Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.

Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës!

Refuzojeni Edi Ramën!
Braktiseni Edi Ramën!
Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.

Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen.
Only admin

Të Lidhura

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com