InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ndreu duhej të ishte në Burg”, Ndocaj: Si po e bën fushatën polici miliarder

27 Qershor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Kandidati për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj është për shtyrjen e zgjedhjeve, kundër dekretit të Metës për mënyrën që sipas tij u bë dhe kundër socialistëve që blejnë vota përmes thasëve të miellit, lekëve, presioneve e shantazheve, e mbi të gjitha nuk i kursen denoncimet e forta për kandidatin rival “policin miliarder” (siç e quan ai), Pjerin Ndreun.

Ai premton se do ti mbroj votat e tij në të kundërt paralajmëron komisionerët se nuk do të kenë asnjë shans të dalin nga dera me vota të manipuluara.

Ndërkohë sa i përket përgjimeve të publikuara nga Bild ku përfshihet edhe rivali i9 tij në garë, Pjerin Ndreu, Ndocaj tha: “Pas përgjimeve Ndreu duhej të ishte në arrest po të kishim një prokurori të përgjgjeshme, por ai fillon përsëri fushatën me njerëzit që ka lëshuar në terren me kërcënime, me telefonata për heqje nga puna”.

Ndërkohë për kërcënimet që ka denoncuar publikisht që Ndreu ka bërë ndaj tij, Ndocaj tha se kanë ardhur nga format më të ndryshme ndaj të cilave ka depozituar edhe padi penale.

“Unë kam ngritur padi në prokurorinë e Lezhës për presion dhe kërcënim për tërheqje nga gara. Më kanë marrë me urdhër të tij dhe jo ai drejtëpërdrejt. I kam referuar të gjitha detajet në Prokurorinë e Lezhës, vazhdon kërkimi i individit që më ka telefonuar, pasi më ka marrë edhe me numër të identifikuar. Jam i bindur që Lezha nuk do të votojë për këto banda që i kanë zënë frymën gjithë qytetarëve. Qytetarët e Lezhës më kanë mbështetur, një pjesë e tyre ndihen të kërcënuar nga format më të ndryshme. Mendoj se këtë radhë kjo nuk do të funksionojë dhe zoti Ndreu nuk do të drejtojë Lezhën. Unë do doja që çdo qytetarë të udhëhiqet nga njerëz që i zgjedh vetë dhe jo të caktuar”.

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, Ndocaj tha se nuk është kundër kësaj ideje pasi sipas tij, do t’ju shërbente të gjitha palëve për të gjetur veten.

“Nuk jam kundër shtyrjes së zgjedhjeve qoftë edhe për 45 ditë që secili të gjejmë veten. Duhet të ketë një bashkëjetesë politike ashtu siç kemi bashkëjetesë fetare”.

Ndocaj nuk la pa përmendur edhe takimet elektorale të kryeministrit ku shoqërohet nga prezenca e lartë e forcave të sigurisë.

“Një kryeministër që rrethohet gjithandej dhe kudo që shkon me polici, gardë dhe eskortë ai ruhet nga diçka, nga kush ka frikë, nga shqiptarët. Po a nuk e votuan me 1 milionë shuplaka? Kështu ruhet vetëm presidenti i Amerikës”.

Ndërkohë për akuzat e shit-blerjes së votave në Qarkun e Lezhës por edhe të presioneve ndaj qytetarëve, Ndocaj jep shembuj konkret: “Një familje në Balldren është kërcënuar me këtë mënyrë, ose më jep votën ose ta marr me zor. Ndreu duhet të jetë i pandehur sot dhe jo të shkojë derë më derë duke bërë presion ndaj qytetarëvve. Këta janë komunista, këta s’njohin as fe, shkojnë me kryq në dorë dhe i detyrojnë njerëzit të betohen që do t’i votojnë. Në disa zona është mbushur një dyqan plot me miell që e shpërndan për votuesit. Do bëj çmos ta siguroj këtë video ku shihen të gjitha këto skenarë. Unë do të mbështesja një kandidat të djathtë vetëm që Ndreu të mos dalë deputet sepse ndaj tij ka fakte se si I ka marrë votat. Dalin deri në 3 të mëngjesit për t’i shqetësuar qytetarët, për ti korruptuar”.

Ndocaj I kujton rivalit profesionin si dhe mënyrën se si sipas tij u bë miliarder.“Vizion nuk ka, fundja është një polic dhe nga polic u bë miliarder. Ai duhet ti justifikojë lekët, pasi ka marrë ish-kampin e Pionerëve “Rafaelo” në Shëngjin, e privatizoi dhe pastaj e shiti. Këto janë shumë ngjarje që duhet të hetohen. Absolutisht që s’do ta kalonte vettingun po t’i nënshtrohej”.

Ndocaj (ish-deputet i Partisë Socialiste që hyri në Kuvend si demokristian), ripërsëriti qëndrimin për shtyrjen e zgjedhjeve si dhe sqaroi kushtet në të cilat ndodhet vendi. “Duhet të shtyhen zgjedhjet dhe të kemi një ligj të ri për të gjithë këta kandidat siç meritojnë qytetarët, atëherë do të ishte e barabartë dhe e rregullt. Ne nuk kemi pasur asnjëherë kushtet normale për zgjedhje normale”.

Për dekretin e Metës kandidati për bashkinë e Lezhës ka akuza të forta: “Dekreti i Metës është totalisht anti-kushtetues dhe nuk jam në një mendim me socialistët por me Kushtetutën. Presidenti ka konflikt interesi. Presidenti ka në dorë të shpërndajë Parlamentin sepse nuk është legjitim, nuk është i  plotë dhe funksional, këtë mund ta bëjë Presidenti por jo të ç’dekretojë zgjedhje. Ilir Meta mund të bëjë marrëveshje me Kryemadhin dhe Bashën për të caktuar një datë të re politike, asgjë tjetër nuk bën dot. Ai është i veshur me akuza të bëra nga vetë Berrisha, të shkarkohet një ditë e më parë sepse nuk na nderon. Unë prisja të shkonte para drejtësisë dhe këta e bënë më të mirin”.

Ndocaj  tregoi se ku do të votojë dhe gjithashtu ka edhe një mesazh për qytetarët: “Unë do të votoj në Komunën e Kolshit, në fshatin Manati, aty jetoj. Kam një thirrje për shqiptarët që të mos shkojnë në vëlla-vrasje për partitë. Kurrë ata s’kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin politikanët por vetëm shfaqje televizive”.

Nuk mungoi nga ish-deputeti kaubojs i  njohur për origjinalitetin dhe sinqeritetin në të shprehur edhe një paralajmërim për rivvalin por edhe për komisionerët.

“Me datën 30 unë jam në garë me Pjerinin, nëse ai merr votë me meritë, ta marr dhe ta gëzoj por nëse e merr në atë mënyrë siç po bën ai nuk do ta gëzoj asnjë çast. Kam shumë besim tek komisionerët që s’do e prekin votën timkë, sepse pastaj nuk do e kenë shansin të dalin nga dera me votën time të manipuluar dhe duke qenë se nuk kemi drejtësi ky nuk është një kërcënuiim por një premtim”.


Të Lidhura

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025
I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025
Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!
Aktualitet

Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!

9 Gusht, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025

14 Gusht, 2025

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025

13 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com