InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LEZHË/ Eduart Ndocaj, apelon demokratët: Unë do të përfaqësoj vullnetin politik dhe interesin e gjerë qytetar të demokratëve dhe të të gjithë lezhianëve. Lezha nuk meriton të bëjë eksperimente me kandidatë që vijnë dhe vërdallosen duke bërë karagjozin e qeverisë

25 Qershor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Edhe pak ditë ndajnë nga 30 qershori dhe Lezha, duket sikur do të jetë kryefjala e këtyre zgjedhjeve, pasi gara deri më tani ka prodhuar një përplasje të fortë në mesin e dy kandidatëve, të cilët për nga mënyra se si i janë drejtuar zgjedhësve përfaqësojnë dy mentalitete krejtësisht të kundërta. Nga njëra anë është Pjerin Ndreu, i cili e synon bashkinë Lezhë me petkun e ish-deputetit të kësaj bashkie si dhe të përfaqësuesit të partisë qeverisëse, ndërsa nga ana tjetër kandidon Eduart Ndocaj, i njohur për lidhjet dhe influencën e madhe që ai ka në këtë zonë.

Deri më tani, fushata e këtyre kandidatëve është shoqëruar me retorikë të ashpër ndaj njëri-tjetrit, si dhe me përplasje të forta dhe akuza të ndërsjella, duke krijuar shpeshherë dhe situata tensioni dhe konfliktualiteti në mesin e mbështetstëve.

Ndryshe nga rivali i tij, Ndocaj ka zgjedhur fushatën derë më derë, duke bashkëbiseduar me cdo familje dhe zgjedhës lezhian, si dhe duke shtruar aspekte programore në funksion të përmirësimit të gjendjes social-ekonomike të Lezhës dhe të njësive administrative, për të cilat kandidati Ndocaj ka një vizion të qartë dhe një alternativë të mbështetur në nevoja konkrete.

Sot, përmes një video-mesazhi, kandidati Ndocaj iu është drejtuar me një mesazh të qartë,qytetar dhe politik të gjithë demokratëve të bashkisë Lezhë, duke u kërkuar votën, pasi, ai, do të përfaqësojë vullnetin e tyre politik dhe interesin e gjerë qytetar të demokratëve dhe të të gjithë lezhianëve, dhe se Lezha nuk meriton të bëjë eksperimente me kandidatë që vijnë dhe vërdallosen duke bërë karagjozin e qeverisë dhe duke i trajtuar qytetarët në”ca të nënës dhe ca të njerkës”, por ky qytet i vlerave të bashkëjetesës politike, krahinore dhe fetare, meriton të administrohet nga njerëz të thjeshtë, punëtor dhe mirëmenaxhues, cilësi këto që më bëjnë mua të përgjegjshëm për të kërkuar votën e cdonjërit prej jush.

Me sinqeritetin që e karakterizon, Ndocaj ka lëshuar dhe deklaratën bombastike të radhës, duke u garantuar demokratëve lezhianë, se nëse do ishim në një garë dhe me kandidatin e PD, unë do të tërhiqesha vetëm e vetëm që të mos i jepja mundësinë Pjerin Ndreut të fitonte në këtë bashki.
gjatë video-mesazhit të tij, Ndocaj ka apeluar fuqishëm zgjedhësit lezhianë të ndalen për një moment dhe të reflektojnë përballë përgjegjësisë që ka vota e tyre, pasi historia nuk do ua falte nëse do të mandatohej si kryebashkiak i Lezhës Pjerin Ndreu, pasi sipas tij, ai përfaqëson modelin dhe frymën më negative në historinë e zgjedhjeve për bashkinë e Lezhës.

Ndiqeni të plotë këtë video-mesazh të kandidatit Eduart Ndocaj:

https://www.facebook.com/hotel.kei/videos/1262610500572919/

Të Lidhura

Urim për Krishtlindje nga familja Ndocaj
Aktualitet

Urim për Krishtlindje nga familja Ndocaj

24 Dhjetor, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen
Aktualitet

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

24 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025
PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025
Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!
Aktualitet

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!

20 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Urim për Krishtlindje nga familja Ndocaj
Aktualitet

Urim për Krishtlindje nga familja Ndocaj

24 Dhjetor, 2025

Egla Ceno ironizon deklaratën e fundit të Luiz Ejllit për bashkëshorten e tij
Show Biz

Egla Ceno ironizon deklaratën e fundit të Luiz Ejllit për bashkëshorten e tij

24 Dhjetor, 2025

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen
Aktualitet

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

24 Dhjetor, 2025

Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet
Show Biz

Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet

24 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com