InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama kërcënon me gjuhë feministi të gjithë punonjësit meshkuj të bashkive

24 Qershor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A

Gjatë gjithë fushatave elektorale që nga viti 2013, Kryeministri Rama ka ripërsëritur në çdo takim elektoral retorikën me doza të larta feminizmi se gratë janë më të zgjuara, më punëtore dhe më të afta se burrat.

Të njëjtës retorikë ai ka dashur ti kthehet edhe në mitingjet elektorale të zgjedhjeve vendore të këtij viti. Por kësaj radhe jo duke i diferencuar burrat nga gratë në terma kualitative por duke i bërë një diferencim tjetër.

Kryeministri tha se çdo grua që punon në bashkitë që tani drejtohen nga opozita nuk do hiqet nga puna kur drejtimi ti kalojnë Partisë Socialiste. Ndërsa burrat, që ta ruajnë vendin e punës nuk duhet të dalin në protestat e opozitës. Madje ata që dalin dhe bëjnë krime zgjedhore do hyjnë në burg ose nuk do të punojnë më kurrë në administratën shtetërore.

“Ne do ti marrim të gjitha bashkitë. Në asnjë nga bashkitë që ne sot nuk drejtojmë nuk do të largohet nga puna asnjë grua dhe asnjë vajzë. Do vazhdojnë të punojnë atje dhe s’duhet ta kenë fare problem se do shkojmë ne atje e do i nxjerrim nga puna. Asnjë vajzë dhe asnjë grua nuk do të preket në të drejtën për të vazhduar të punojë. Burrat tani si ta duan. Duan të dalin dhe të shkojnë pas berihajt, le ta provojnë, le ta provojnë. Jo që duke shkel ligjin do përfundojnë burgjeve, por edhe sikur të mos përfundojnë burgjeve nuk kanë për të shkelur më kurrë në administratën e shtetit se i kap dekriminalizimi” tha Rama në fjalën e tij në Gjirokastër.

Ky premtim, përveçse arbitrar është dhe logjikë të kundërt me ligjin për administratën publike. Punonjësit e administratës që pretendohet të jenë të mbrojtur nga statusi i nënpunësit civil, nuk mund të ndahen sipas gjinisë dhe gjithashtu vendi i tyre i punës nuk mund të varet nga pjesëmarrja ose jo në tubime.

Kryeministri duket se ka marrë shkasë nga prezenca pothuajse 100% meshkuj në tensionet e krijuara në disa KZAZ të bashkive ku drejton opozita. Megjithatë ai nuk cilësoi për femrat çfarë ndodh nëse ato vendosin të marrin pjesë në tubimet e opozitës në 30 qershor. A do t’ja garantojë edhe atëherë ai vendin e punës? 

Të Lidhura

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026
Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com