InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj me gjuhë rrugaçësh/ Sharje e fyerje opozitës dhe shqiptarëve

20 Qershor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A

Kryebashkiaku i “skandaleve”, Erion Veliaj, nuk e ka përmbajtur më veten pas shpërthimit të skandaleve me shitblerjen e votave në Dibër.

Ndryshe nga propaganda dhe gënjeshtrat, që jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht, Veliaj  është sulur me gjuhë rrugaçësh, ndërsa nuk i ka kursyer fyerjet e sharjet ndaj opozitës dhe shqiptarëve, të cilët në formë proteste, i kanë vënë flakën KZAZ-ve, në shumë qarqe të vendit, duke djegur edhe shkolla.

“Talebanë”, “derra” e “stan lepujsh”, kanë qene vetëm disa nga epitetet që kemi dëgjuar të përdoren rendom, sot dhe dje, nga Erion Veliaj.

Për kronologji, le të kujtojmë vetëm disa nga fjalimet e Veliajt të artikuluara këto dy ditët e fundit, ndërsa vlerësimin mund ta bëni vetë.

“Këto janë të vetmit në botë që i fillojnë protestat si eurovizioni dhe i përfundojnë si harami, kto janë të vetmit që i fillojnë protestat si Champions League dhe i mbarojnë si talebanët… Këta ti paguash nuk e bëjnë kaq mirë këtë punë. Unë mezi po pres që ata të vijnë nesër në Tiranë, të mbushet parkingu, këta janë ca derra të kënaqur që nuk kanë lidhje me varfërinë”.

“Kështu që, për të gjithë këtë stanin me lepuj që paradite djegin shkolla dhe natën thonë zonja Eni po më marrin, besoj që ligji flet vet.”

“Ka homo-sapiens, por ka edhe homo-debilus. Duhet me punu edhe me homo-debilus. Miqtë e mi, nuk mundet homo -debilus të jetë më i madh se homo sapiens.  Homo debilus në vitin 2019 nuk mund të bëjë axhendën e Shqipërisë Europiane. Ne i themi kemi me vete SHBA-në, ata thonë kemi Voltanën“.

“Kur nuk u bindët për strategjinë tuaj të humnerës dh vëllavrasjes, keni 0 shance ta digjni Shqipërinë. I them Sali Berishës dhe Ilir Metës, popolli që mendoni të çoni në vëllavrasje është shumë më shumë intiligjent se ju. Siç ja ka hequr vizën Amerika këtyre, me datë 30 qershor do ia heqë dhe populli Shqiptar. Nëse janë të padenjë të shkelin në Amerikë, janë të padenjë të përfqësojnë dhe popullin.”

Në fakt këta funksionojnë si bandë kudo, njëra që bën krimin në rrugë dhe njëra që bën krimin me letra. Për çdo punë të mirë nëse është një shkollë, nëse është një kënd lojërash apo nëse janë zgjedhjet, rrugaçët në rrugë dhe Likja me dekret. Kush mendon që zjarrvënia e shkollave filloi pardje me Voltanën e ka gabim, këta kanë bllokuar çdo projekt tonin për hapur një shkollë”.

“I vetmi rast sot në botë ku ka forca, lëvizje, angazhime politike, që kërcënojnë me dhunë zgjedhjet, që anulojnë votimet, që intimidojnë të zgjedhurit, që duan të ndalojnë fushatën, që pengojnë tubimet, ndodh vetëm tek talebanët, rasti i dytë është opozita jonë. Nuk ka sot një vend tjetër në botë ku opozita nuk do zgjedhjet”.

 “Në këto 10 ditë dua që secili prej jush të flasë me një të PD-së, të LSI-së, të PDIU-së. Bëjini një pyetje: A ja vlen që për banjon e 13-të të maces së Ilir Metës dhe Monikës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për bojën e flokëve të Lulzim Bashës të bëni 5 vjet burg? A ja vlen që për botoksin e këtyre, që për fundjavat e këtyre, që për shopping-un e këtyre, që për makinat e këtyre të bëni 5 vjet burg, kur duhet të zgjidhni hallet e familjes tuaj?  Dua që secili prej jush ta bëjë këtë bisedë.”/CNA.al

Të Lidhura

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026

2 Prill, 2026

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com