InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

EPIKE/ Festa e “Shën Andout”, Eduart Ndocaj bën lutjen e veçantë: Lutem për rivalin tim që të kuptojë se ç’është familja dhe vlerat e saj

13 Qershor, 2019
in Aktualitet, Lajme
A A
EPIKE/ Festa e “Shën Andout”, Eduart Ndocaj bën lutjen e veçantë: Lutem për rivalin tim që të kuptojë se ç’është familja dhe vlerat e saj

Kandidati për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, përmes një postimi në facebook, me rastin e festës së “Shën Andonit” të Padovës, ose siç njihet ndryshe nga besimtarët si festa e “Shna Ndout”, ka adresuar një mesazh urimi, duke u lutur që: zoti dhe Shna Ndou t’i ndihmojnë shqiptarët në këto momente të vështira, si dhe të ndriçojë mendjet e atyre që po ndjellin ndarje dhe përçarje ndër shqiptarë, duke luftuar për karriget e tyre.

Ish-deputeti “kaubojs”, këtë urim e bëri gjatë pelegrinazhit të tij në Kishën e “Shna Ndout” në Laç, ku së bashku me bashkëshorten e tij, morën pjesë në lutjet dhe në ritet e tjera për nder të kësaj feste që i atribuohet shenjtit bamirës të Shën Andonit të Padovës.

Ja mesazhi i plotë i kandidatit Eduart Ndocaj:

Të nderuar shqiptarë kudo ndodheni!

Të dashur bashkëqytetarët e mi lezhianë!

Me rastin e kësaj feste, uroj çdonjërin prej jush, për më shumë begati dhe mirëqënie në familjet tuaja!

Lutem, para Shenjtit Shna Ndue, si shenjti i mrekullive dhe bamirësive të pafundme, që të sjellë paqen shpirtërore kaq shumë të shumëdëshiruar ndër shqiptarë, të cilët po vuajnë tekat dhe kapriçiot e disa drejtuesve të papërgjegjshëm, duke krijuar një realitet dëshpërues për fatet dhe perspektivën tonë europiane.

Uroj për bashkëqytetarët e mi lezhianë kthjelltësi dhe vlerësim racional të situatës aktuale zgjedhore, duke zhvlerësuar përfaqësuesit e djallit që vijnë të maskuar me petkun e përfaqësuesve të pushtetit, dhe në emër të pangopësisë së tyre duan t’ju mashtrojnë për të marrë fatet e menaxhimit të pronave dhe ta pasurive publike të Lezhës.

Lutem që zoti të ketë dashamirësinë për të ndriçuar mendjet e votuesve lezhianë që të mos joshen nga djalli që vërtitet nëpër Lezhë, duke mashtruar dhe duke gënjyer me premtime sa qesharake, aq dhe të pabesueshme.

Ndeza disa qirinj, si lutje për të na mbajtur larg së keqes që kërcënon vlerat e qytetarisë lezhiane.

Lutja ime e fundit shkon për rivalin tim Pjerin Ndreu, që rruga e tij të kthehet në gjirin e familjes së tij, pasi vetëm ashtu do të mund ta kuptojë se çdo të thotë të sulmosh tjetrin me familje, duke u përpjekur të cënojë parimet dhe vlerat bazë të institucionit të shenjtë të familjes..

Familja për mua është e shenjtë dhe këtë duhet ta mësojë çdo njeri që përpiqet të më cënojë.

Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025
Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025
PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat
Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025
KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

20 Shtator, 2025
Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025
“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat
Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

KQZ çel thesin, jep 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja. Kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

20 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com