Ashtu sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e kapura me dron, ishin të shumtë mbështetësit nga zona të ndryshme të vendit, që iu bashkuan tubimit, duke protestuar në mënyrë paqësore, përjashtuar disa incidente sporadike përpara Parlamentit.
Në fjalën e tij përpara demokratëve, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pasi vlerësoi vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor, e cilësoi atë si një fitore të qytetarëve, theksoi edhe njëherë se largimi i Ramës si kryeministër është i panegociueshëm.



