InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dekreti për 30 qershorin/ Zbulohet hapi i parë i Rilindjes kundër Presidentit…

9 Qershor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Presidenti Ilir Meta njoftoi pasditen e djeshme rrëzimin e dekretit që përcaktonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Vendimi i Metës, pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, është konsideruar nul në aspektin ligjor nga kryeministri Edi Rama. Në këtë kuadër, socialistët e drejtuar nga Rama nuk do të njohin dekretin që rrëzon 30 qershorin si datë për zgjedhjet.

Prej mbrëmjes së djeshme, Rama ka nisur konsultimet, madje mësohet se ka mandatuar Taulant Ballën dhe Engjëll Agaçin për të kontaktuar jurist dhe konstitucionalistë dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Por duket se hapi i parë, pasi Presidenti Meta apo institucioni i tij, të sqarojë arsyet mbi këtë vendim, do të jetë kalimi i dekretit në Kuvend.

Burime nga qeveria bëjnë të ditur se dekreti do të konsiderohet nul, me argumentin se Presidenti e ka konsumuar njëherë të drejtën kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë kuadër, socialistët e Ramës do të luajnë qoftë në aspektin politik, ashtu edhe juridik, duke i qëndruar idesë se Presidenti e ka caktuar njëherë datën për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Nuk ka pasur asnjë konsultim me partitë politike, ka pasur vetëm takime me opozitën, ndërsa mazhorancës nuk i është kërkuar asnjë mendim për dakordësi. Në kushte të tilla është një vendim i njëanshëm, i pabazuar në Kushtetutë dhe që del jashtë çdo kompetence të Kreut të Shtetit, i cili me dekretin e mëparshëm ka konsumuar të drejtën për caktimin e datës së zgjedhjeve”, shprehen burime qeveritare.

Ndërkohë Edi Rama mësohet se nesër nis një udhëtim drejt Brukselit, ndërsa në Tiranë të besuarit e tij do të vijojnë kontaktet dhe konsultimet.

Situata bëhet më komplekse pot ë kihet parasysh mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ngritja e së cilës është tërhequr zvarrë nga vetë mazhoranca, që ndjehej komode me faktin që askush nuk mund të ankimonte vendime apo ligje qofshin të qeverisë ashtu edhe të Parlamentit.

Në fakt mungesa e kësaj gjykate sot i është kthyer në bumerang vetë mazhorancës dhe kryeministrit Rama, që edhe në rastin më të mirë, atë të sigurimit të votave për shkarkimin e Presidentit, e ka të qartë se vendimi do t’i mbetet në sirtar deri në funksionimin e Kushtetueses. /Boldnews.al/

Të Lidhura

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025

29 Dhjetor, 2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Aktualitet

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

28 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025
Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025
SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025
E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku
Aktualitet

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku

26 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave turke në Gaza
Bota

Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave turke në Gaza

30 Dhjetor, 2025

Horoskopi ditor, 30 Dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi ditor, 30 Dhjetor 2025

30 Dhjetor, 2025

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com