InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kriteret për punësimin e mësuesve, Lama: Skema lë jashtë arsimin pasuniversitar

5 Qershor, 2019
in Aktualitet, InfoPress
A A
Kriteret për punësimin e mësuesve, Lama: Skema lë jashtë arsimin pasuniversitar

Voltiza Duro – Pak ditë më parë, nëpërmjet një udhëzimi nga MASR janë bërë publike kriteret që duhen plotësuar për të aplikuar për një vend pune në një prej institucioneve arsimore publike të arsimit parauniversitar. Por Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me këtë udhëzim.

E pyetur nga ‘Gazeta Shqiptare’, Alma Lama, kreu i SPASH për qytetin e Tiranës, thekson se sipas udhëzimit nuk merren parasysh kualifikimet pasuniversitare. “Dua të flas për skemën e vlerësimit të mësuesit sipas udhëzimit Nr.13,datë.22.05.2019 ‘Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”. Theksoj që vendosja e kritereve është një hap pozitiv dhe duhen matur me shumë seriozitet!!!

Ndërkohë rankimi në nivel ZVAP (zyrë vendore të AP) duhet të jetë një hap tjetër dhe jo në nivel shkolle, pasi ndodh që mund të penalizohen mësues shumë cilësorë ,kur ulet numri i nxënësve dhe mbyllet një klasë pranë një shkolle”,-thotë Lama për GSH. Më tej kjo e fundit thotë se skema lë jashtë eksperiencën e mësuesit dhe kualifikimet. “Së pari ,shtojca 2 dhe 2.1 nuk merr parasysh ,formimin pasuniversitar të një nr. të madh mësuesish (formim ky që ka rritur automatikisht begraunduin dhe cilësinë e tyre në arsimim si dhe i ka bërë më mëndjehapur mësuesit që janë sot pjesë e sistemit). Skema vlerëson vetëm formimin universitar dhe lë jashtë formimin pasuniversitar të qindra mësuesëve. Së dyti, eksperiencën e mësuesit dhe kualifikimin e vlerëson shumë ulët në pikëzim me diferencë të vogël pikësh midis një fillestari dhe një mësuesi mjeshtër nga 1 në 4 pikë. Së treti mungon shtojca orientuese sesi do të vlerësojnë prindërit dhe psikologu”,-thotë kreu i SPASH për Tiranën.

Analiza e krediteve
“Mësuesi që ka fituar si 1, si 2 ,si 3 kredite, merr 1 pikë( mungon diferenca midis, 1 , 2 dhe 3 krediteve). Udhëzimi favorizon mësuesit e rinj të cilët futen në 3 plus 2 me gjuhë të huaj të mbrojtur të detyrueshme.( dakordësohem që gjuha e huaj është një kërkesë e kohës dhe çdo mësues për 6 muaj e fiton nëse i vë objektiv vetes). Një mësues Cv e plotëson sipas formatit në DN të 2013. Çdo rubrikë në Cv duhet të duhet të shprehej në pikë në Shtojcën e vlerësimit 2 dhe 2.1 të udhez.nr 13. Çdo rubrikë në Cv duhet të duhet të shprehej me pikë në Shtojcën e vlerësimit 2 dhe 2.1 të udhëzimit. nr 13 datë 22.05.2019, Për procedurat e emërimit, lëvizjes paralele dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Ky udhëzim shfuqizoi vetëm udhëzimin 38, por ne hierarkinë e dokumenteve legjislative, DN qëndrojnë shumë më lart se një udhëzim, kjo tregon se hartuesit e udhëzimit kane anashkaluar DN”,-bën me dije Lama për ‘GSH’.

Vërejtjet mbi udhëzimin nga SPASH:

1.Së pari, shtojca 2 dhe 2.1 nuk merr parasysh ,formimin pasuniversitar të një nr. të madh mësuesish(formim ky që ka rritur automatikisht begraundin dhe cilësinë e tyre në arsimim si dhe i ka bërë më mëndjehapur mësuesit që janë sot pjesë e sistemit).Skema vlerëson vetëm formimin universitar dhe lë jashtë formimin pasuniversitar të qindra mësuesve.
2.Së dyti, eksperiencën e mësuesit dhe kualifikimin e vlerëson shumë ulët në pikëzim me diferencë të vogël pikësh midis një fillestari dhe një mësuesi mjeshtër nga 1 në 4 pikë.

3.Së treti, mungon shtojca orientuese sesi do të vlerësojnë prindërit dhe psikologu.
4.Së katërti, mësuesi që ka fituar si 1, si 2 ,si 3 kredite, merr 1 pikë( mungon diferenca midis, 1 , 2 dhe 3 krediteve)
5 Së pesti, favorizon mësuesit e rinj të cilët futen në 3 plus 2 me gjuhë të huaj të mbrojtur të detyrueshme.( dakordësohem që gjuha e huaj është një kërkesë e kohës dhe çdo mësues për 6 muaj e fiton nëse i vë objektiv vetes).
6.Se gjashti Një mësues Cv e plotëson sipas formatit në DN të 2013.
†Çdo rubrikë në Cv duhet të duhet të shprehej në pikë në Shtojcën e vlerësimit 2 dhe 2.1 të udhez.nr 13 .
[09:55, 6/3/2019] Alma Lama: Një mësues Cv e plotëson sipas formatit në DN të 2013.
†Çdo rubrikë në Cv duhet të duhet të shprehej me pikë në shtojcën e vlerësimit 2 dhe 2.1 të udhez.nr 13 datë 22.05.2019, Për procedurat e emërimit, lëvizjes paralele dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”.
†Ky udhëzim shfuqizoi vetëm udhëzimin 38, por në hierarkinë e dokumenteve legjislative, DN qëndrojnë shumë më lart se një udhëzim, kjo tregon se hartuesit e udhëzimit kanë anashkaluar DN.

Gazeta Shqiptare

Të Lidhura

Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit
Aktualitet

Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit

31 Dhjetor, 2025
Qeveria i jep pensione speciale artistëve të njohur, nga Agim Bajko tek Kosta Kamberi. Vendimet e tjera…
Aktualitet

Qeveria i jep pensione speciale artistëve të njohur, nga Agim Bajko tek Kosta Kamberi. Vendimet e tjera…

31 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025

29 Dhjetor, 2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Aktualitet

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

28 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025
Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës
Show Biz

Kevin’ i “Home alone” rrëfen arsyen pse e braktisi Hollywood-in në kulmin e famës

1 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 1 Janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 1 Janar 2026

1 Janar, 2026

Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit
Aktualitet

Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit

31 Dhjetor, 2025

Qeveria i jep pensione speciale artistëve të njohur, nga Agim Bajko tek Kosta Kamberi. Vendimet e tjera…
Aktualitet

Qeveria i jep pensione speciale artistëve të njohur, nga Agim Bajko tek Kosta Kamberi. Vendimet e tjera…

31 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com