Këtë pasdite një i moshuar është hedhur nga kati i dytë i banesës në Korçë. Nga raportimet e para mësohet se i moshuari është dërguar në spitalin rajonal ku ndohet në gjendje kritike për jetën.
Raportohet se ai jetonte i vetëm në shtëpi. Ky një rast i përsëritur me atë të mesditës, ku një tjetër person është hedhur nga kati i 7-të i pallatit. 30-vjeçari në Yzberisht ka gjetur menjëherë vdekjen. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në rrugën “3 Dëshmorët”.