Bindja Demokratike regjistron në KQZ 25 kandidatë për kryetar bashkie dhe 50 lista për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë.
Në Tiranë Bindja ka zgjedhur si kandidat përballë Erion Veliajt, Arben Skënderin, ish anëtar i kryesisë së PD-së dhe anëtar në këshillin kombëtar të PD-së.
“Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që e mbështetën dhe e inkurajuan atë që në hapat e saj të parë! Na prisni më 30 qershor!” shkruan Patozi në një postim në facebook.
Arben Skënderi eshte anëtar i partisë më të re se bashku me Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator eshte Astrit Patozi.