Pasi bëri bilancin dhe krahasimin e 21 janarit me protestën e 11 majit, pasi rreshtoi qëndrimin e tij gjoja të palëkundur, kryeministri bëri në mënyrë të papritur një zbythje, politike: “Ejani flasim! Shohim një për një shqetësimet tuaja… flasim, ka akoma kohë…”
Bën habi se pas sharjeve dhe pas kërkimit ndjesë për rastin e Sahit Dollapit, ai bëri një kthesë të papritur, kundrejt Opozitës.