InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita vendos në mesnatë: E dielë ora 11.00 para drejtorisë, të hënën ora 18.00 protesta finale

12 Maj, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Opozita vendos në mesnatë: E dielë ora 11.00 para drejtorisë, të hënën ora 18.00 protesta finale

Lulzim Basha nga selia e PD-së, pasi mblodhi me urgjencë kryesinë e PD-së pas ngjarjeve të dhunshme të policisë dhe sidomos rrahjes barbare të shefit të organizimit të selisë blu si dhe në bashkëpunim me Monika Kryemadhin e LSI, foli për mediat në mesnatë në ora 01.20.

Basha pasi akuzoi kryeministrin Rama si pjesë e krimit dhe dhunës së ushtruar po me urdhër të tij tha se opozita vendosi:

1-Ditën e dielë datë 12 maj në ora 11.00 protestë e Tiranës para drejtorisë së policisë së Tiranës për lirimin e Said Dollapit ndaluar nga policia.

2-Ditën e hënë ora 18.30 protestë kombëtare finale për tju përgjigjur Edi Ramës me të njëjtën mënyrë si ai përdori policinë kundër protestuesve.

Pas deklaratës në mesnatë të Lulzim Bashës duket se përplasja civile po vjen para datës 30 qershor.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

“Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, të dashur bashkëqytetarë.
Në këtë orë të vonë të natës dua t’ju kujtoj vendimin unanim të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18 e 30, në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit.
U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen nesër në orën 11, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Drejtorisë së Torturës dhe Krimit, do të protestojmë për lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë. Nesër në orën 11, të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë, jo në mes. Shumica dërrmuese e qytetarëve kanë qenë të pranishëm në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë dhe gjithë ata që kanë qënë me ne me zemër dhe me mendje, demokratë e socialist, të djathtë e të majtë, toskë e gegë, të krishterë e myslimanë, pavarësisht prej statusit të tyre ekonomik apo social, të varfër të papunë, sipërmarrje të vogla, intelektualë, artistë, profesorë, studentë, të gjithë dua t’ju shpreh mirënjohjen. Të gjithë jemi në të njëjtën anë. Ne jemi Shqipëria e shpresës, ne jemi Shqipëria europiane, kuqezi, për shpresën kombëtare që po ngrihet, blu me yjët e verdhë të Europës, për ëndrrën që vetëm ne do ta bëjmë realitet. Ndaj, askush most ë mungojë ditën e hënë në orën 18.30, ti japim një grusht vendimtarë klikës kriminale. Dhe nesër në orën 11.00 ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të na bashkohen në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Të Lidhura

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025
“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025
Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025
Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com