Një specie e zhdukur shpendësh e quajtur Rallidae është rishfaqur pikërisht në ishullin ku jetonin më parë. Shkencëtarët thonë se ky lloj ka evoluar sërish.
Ky shpend kolonizoi Aldabra Atoll në Oqeanin Indian dhe evoluoi duke u bërë jo fluturues, para se të zhdukej tërësisht kur ishulli u zhyt nën det rreth 136 000 vjet më parë.
Studiuesit kanë gjetur fosile të ngjashme para dhe pas kësaj ngjarjeje, çka tregon se shpendi me përmasat e një pule u rishfaq kur niveli i detit ra sërish disa mijëra vjet më vonë, duke populluar ishullin dhe duke humbur aftësinë për të fluturuar sërish.
Rallidae që nuk fluturon gjendet në Aldabra në ditët e sotme.
Ky proces tejet i rrallë njihet si evoluim përsëritës – përsëritja e një lloji të lashtë në periudha të ndryshme të historisë.(TemA TV)