Alketa Agolli, kandidate për deputete e PD+ASHM në qarkun e Dibrës, përmes një postimi në profilin e saj facebook ka apeluar zgjedhësit e këtij qarku për ta mbështetur në zgjedhjet e 11 majit, pasi ajo premton se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndër të tjera, zn. Agolli ka shprehur besimim e saj të plotë se qytetarët shqiptarë do dinë të bëjmë vlerësimin e duhur në mes alternativave, duke e bindur Aleanca për Shqipërinë Madhështore është projekti i duhur për nxjerrjen e vendit nga gjenda në të cilën e ka zhytur Edi Rama.
Publimi i plotë:
Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim,
Fushata nuk është thjesht një garë për një vend në Kuvend — është një thirrje për t’u ndalur, për të dëgjuar, për të reflektuar së bashku. Është një mundësi për të rikthyer besimin se politika mund të jetë njerëzore, e ndershme dhe me shpirt shërbimi.
Unë jam një nga ju. Një grua që ka jetuar çdo ditë mes realitetit të vështirë të qytetarëve tanë, që ka parë lotët e një nëne në radhën e spitalit, pasigurinë e një të riu që kërkon punë me dinjitet, dhe shpresën që endet në çdo buzëqeshje që refuzon të dorëzohet.
Prandaj, dua të të dëgjoj.
- Cilat janë problemet që të rëndojnë çdo ditë?
- Çfarë do doje të ndryshohej në lagjen tënde, në sistemin tonë, në mënyrën si jetohet këtu?
- Cilat janë ëndrrat e tua për këtë qytet, për këtë vend që të gjithë e duam?
Mos hezito të ndash me mua mendimet e tua. Më shkruaj këtu në komente, dërgomë një mesazh privat, apo thjesht më fto për një kafe — sepse besoj se ndryshimi fillon me një bisedë të ndershme.
Zëri yt ka vlerë. Zëri yt ka peshë. Dhe unë jam këtu për ta dëgjuar.
✅ Voto Aleanca për Shqipërinë Madhështore
✅ Voto Alketa Agolli