Lajmi i trishtë vjen sot nga spitali i Shkodrës! Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me armë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, 34 vjeç, pak ditë më parë.
Më 18 shkurt, 34-vjeçari Manaj, pasi qëlloi me plumb në kokë 44-vjeçaren, i dha fund jetës.
Kujtojmë se Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, brenda automjetit të Manaj, fare pranë vendit të punës së Anilës.
Mësohet se prej javësh Prendushi kishte vendosur të ndahej nga 34-vjeçari Kolë Manaj, me të cilin prej 5 vitesh bashkëjetonte, por marrëdhënia e tyre ishte më e hershme.
Manaj nuk e ka pranuar këtë fakt dhe disa herë kishte kërcënuar se do të merrte një veprim ekstrem ndaj vetes nëse ajo ndahej me të.