Të dhëna tronditëse vazhdojnë të vijnë nga Spanja, e cila renditet vendi i dytë më i goditur pas Italisë, sa i takon numrit të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Sipas BBC, në raportimin e fundit, numri i të vdekurve në Spanjë në 24 orë është 832 viktima. Ndërkohë që në total numri i personave që kanë vdekur nga virusi i rrezikshëm është 5 690. Në total, në Spanjë janë 72,248 njerëz të infektuar.
Qeveria spanjolle ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme, së paku deri në 12 prill. Dyqanet janë të mbyllur dhe në total ka kufizim lëvizjesh.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 600 mijë persona, nga të cilët kanë humbur jetën deri tani 28 mijë. SHBA ka numrin më të madh të të prekurve me mbi 104 mijë të infektuar. Italia mban vendin e parë sa i takon numrit të të vdekurve me 9134. Dje u regjistrua shifra rekord e viktimave nga COVID-19 në Itali me 969 të vdekur në 24 orë.
Numri i të shëruarve në të gjithë ka arritur në mbi 135 mijë, ku vendin e parë e mban Kina me 62 persona të prekur të cilët e kanë mposhtur virusin vdekjeprurës.