Rikthehen reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë në Gjirokastër, ndërsa institucionet lokale duket se sërish i zë “papritur” moti i keq.
Prefektja Hasanaj dhe strukturat përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese, asnjë punonjës në terren, asnjë reagim të dukshëm për situatën e krijuar.
Për pasojë, disa fshatra të Bashkisë Gjirokastër dhe Dropull kanë mbetur për më shumë se dy orë pa energji elektrike, duke shtuar shqetësimin e banorëve, sidomos në zonat ku ndërprerjet e rrymës janë kthyer në “normalitet” sa herë që nis një stuhi.
Ndërkohë, reshjet e forta kanë shkaktuar rrëshqitje të vogla dhe bllokime të përkohshme në disa akse rurale, por ende asnjë mjet, asnjë inspektim dhe asnjë komunikim zyrtar nga institucionet që duhet të jenë të parat në reagim.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe transparencë, ndërsa moti i keq pritet të vijojë edhe në orët e ardhshme.











