Kisha e Shën Shtjefnit në Shkodër ka marrë dokumentin e pronësisë së tokës ku ndodhet objekti fetar. Lajmi është bërë publik përmes rrjeteve sociale nga deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”.
Ajo e ka cilësuar këtë zhvillim është cilësuar si një arritje e rëndësishme për komunitetin dhe për institucionin fetar.
Por ish-zv.ministrja në Qeverinë Rama, Irena Beqiraj, në një postim po në rrjetet sociale, ka ironizuar Neomalësoren, madje duke përdorur edhe vargje të popullit.
“Këto edhe kur “i shërbejnë” institucioneve të Zotit mburren…… Mendoni çfarë i bëjnë robit !”, shkruan Beqiraj.
Postimi nga Irena Beqiraj
Një arritje e padëgjuar është ndarë si sihariq i madh në rrjete sociale nga deputetja e Shkodrës me pseudonimin Neomalësorja .
Kisha e Shën Shtjefnit më në fund ka marrë dokumentin e pronësisë së tokës!
Popullit i buron kënga :
Sihariq na vjen nga Shkodra
Bini tupana edhe lodra ,
Lum si ne , e lum si ti
Kishë e Shtjefnit me tapi !
Ushtojnë male lum e kodër
Lajm si ky s’ke marr moj Shkodër !
Ndaj gëzoju ti shkodran
Katolik a musliman !
Shkodranët njëzëri :
“Sihariq si ky nuk ka ……….
Ah mortja që s’të ha !”
PS. Këto edhe kur “i shërbejnë” institucioneve të Zotit mburren…… Mendoni çfarë i bëjnë robit !











