Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, ka paralajmëruar zv.kryeministren Belinda Balluku të mos arratiset nga Shqipëria, ndërkohë që në Kuvend është mbledhur Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.
Ai e paralajmëron se edhe prapa diellit të shkoë, do ta gjejë dhe do ta rikthejmë në Shqipëri. Ai deklaron se, sipas fqinjës së Ballukut, kjo e fundit ka katër ditë që nuk ka shkuar në shtëpi.
“Sot në Kuvend po mbahet seanca e shtyre tre muaj, me të cilës Lubisë iu dhe mundësia të shkatërroj mijëra e mijëra dokumente, të intimidoje, kërcënojë dhjetëra dëshmitarë.
Ajo aty nuk është, komshia thotë “prej 4 ditësh nuk e kam parë të hyje në shtëpinë e saj”. Një gjë i them “edhe prapa diellit të shkosh, do të të gjejmë dhe do të të rikthejmë në Shqipëri, ndaj mos tento të largohesh. Asaj dhe çdo njeriu tjetër.“- tha Berisha.











