Sot parashikohet një mot me vranësira mesatare deri të dendura. Përgjatë vijës bregdetare, pritet të ketë reshje shiu prej paradites dhe pas orëve të mesditës do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.







